LipjaniPress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

Lajme

Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit ka refuzuar kërkesën për lirim të përfaqësuesit administrativ të “Dogan Group Ankara”, Barbaros Muratoglu, i cili është arrestuar me akuzën për “ndihmë ndaj një organizate të armatosur terroriste” si pjesë e një hetimi ndaj organizatës së Fethullah Gulenit, FETÖ

Për herë të parë që nga arrestimi i tij katër muaj më parë, Muratoglu, i cili ka prejardhje nga Kosova, është paraqitur në gjykatë, ku prokurori kërkoi lirimin e tij, raporton “Hurriyetdailynews”.

Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën, duke përmendur mundësinë e bërjes presion ndaj dëshmitarit Ramazan Aykish, i cili po ashtu gjendet nën arrest.

Avokatët Ahmet Ziyayettin Çortoglu, Ahmet Koksal Bayraktar dhe Shehnaz Yuzer morën pjesë në seancën dëgjimore të 21 marsit, transmeton Koha.net.

Muratoglu ka thënë se i tërë procesi ka nisur me një raportim medial i cili, sipas tij, ka qenë “krejtësisht i thurur me gënjeshtra”.

“Procesi, i cili ka nisur me një raportim medial që është krejtësisht i thurur me gënjeshtra, ka vazhduar me gënjeshtra të ngjashme. Po vazhdon edhe më tej. Gënjeshtra e fundit është publikuar në të përditshmen “Aksham” edhe njëherë, dhe sërish nga Murat Kelkitlioglu më 3 mars”, ka thënë Muratoglu para gjykatës në mbrojtje të tij, duke shtuar se kryesuesi i nderit i “Dogan Group”, Aydin Dogan është përmendur në kryetitullin e raportit të lajmeve.

“Raporti thoshte se unë kam blerë një shtëpi në Kosovë me një gjykatës të Gjykatës Supreme i afërt me FETÖ-n. E vetmja e vërtetë e këtij tregimi është se unë kam blerë shtëpi në Kosovë. Megjithatë, Serkan Aydin, të cilit i referohen si gjykatës i FETÖ-s në raport dhe i cili ka po ashtu shtëpi në po të njëjtën zonë, është biznesmen nga Ankaraja. E kam mik të vjetër. Origjina ime është kosovare. Jam gjenerata e parë e kosovarëve në Turqi. Nëna ime e ndjerë ka lindur në Prishtinë ndërsa babai im i ndjerë në Prizren. Të afërmit e mi ende jetojnë në një fshat afër Prizrenit”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Muratoglu tha se dëshironte të kalonte disa muaj në vit në Kosovë pas pensionimit.

“Prandaj, është e pamundur të jem në një organizatë të atillë siç përmendet në raportin e fabrikuar medial të Murat Kelkitlioglut. Përgjigjet e nevojshme janë dhënë nga grupi ynë medial në reagim ndaj këtyre gënjeshtrave”, ka thënë ai.

Seanca tjetër dëgjimore është caktuar më 18 prill.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rakiq viziton Qeverinë e Kosovës

lipjanipress

Quni nuk tregon se si do të votonte për demarkacionin

lipjanipress

Rrahje mes disa personave në Lipjan (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Ramush Haradinaj përkrahet fuqishëm në Lipjan!(FOTO)

lipjanipress

Shënohet viktima e parë nga sulmi në Londër

lipjanipress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

lipjanipress

Organizata Gjermane ASB ,në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, ka shpërnda pajisje bujqësore për 15 familje

lipjanipress

Familja gjakovare ua falë gjakun e dy djemve familjes nga Peja

lipjanipress

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

lipjanipress

Çfarë kishte shkruar 10 ditë më parë Jashari për presidentin Thaçi?

lipjanipress

Vuçiq: Serbia ruan paqen në rajon, nuk pranojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Punëtori për hartimin e Rregullores së re për subvencionet

Press Lipjani
Skip to toolbar