LipjaniPress

KQZ-ja mund të mbetet pa kryetar

Lajme Lipjani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të mbetet pa kryetare ende pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo mund të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Valdete Dakës, për t’u bërë kryetare e Gjykatës Supreme.

Këtë vendim, Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë pesë ditë pas datës së zgjedhjeve, pra më 16 qershor, pasi pikërisht në këtë datë skadon afati i masës pezulluese që i është vënë emërimit të Enver Pecit në krye të Supremes.

Më 16 mars, Daka e pati kontestuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 6 mars 2017, me anë të të cilit Peci ishte emëruar kryetar i Gjykatës Supreme, shkruan AktivPress.

Të njëjtën ditë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi e pati caktuar gjyqtaren Snezhana Botusharova si gjyqtare raportuese dhe kolegjin shqyrtues në përbërje të: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Selvete Gërxhaliu-Krasniqi.

Pas shqyrtimit të lëndës qe vendosur që të pezullohet procedura e emërimit të kandidatit për kryetar të Gjykatës Supreme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

“Vazhdimi i kësaj mase të përkohshme do të zgjasë deri më 16 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e 16 qershorit, duhet të njoftohet presidenti, pasi ai është autoriteti që e emëron kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me Kushtetutë është e përcaktuar që kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të jetë nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me juridiksion apeli.

Më 16 qershor, mund të jenë të përfunduara zgjedhjet vetëm në rast se nuk evidentohen parregullsi në asnjë vend-votim apo në Qendër të numërimit të votave.

Nëse merret parasysh përvoja nga e kaluara, atëherë duhet llogaritur që edhe në këto zgjedhje do të ketë ankesa nga subjektet politike për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ballkani kaplohet nga moti i lig

lipjanipress

Tërmkolli akuzon PDK’në: Po fshiheni pas opozitës

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit

lipjanipress

Shkencëtarët të alarmuar: Një mega-cunam do vrasë mijëra persona në Evropë

lipjanipress

Pezullohen hetimet për Astrit Deharin

lipjanipress

Të hënën funksionalizohet zyra për vërtetime të veteranëve (Video)

lipjanipress

Digjet ferma bashkë me 28 krerë lopë në Ferizaj (Foto)

lipjanipress

Kryetari Komunës të Lipjanit Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te lapidari i heroit të kombit Ismet H. Asllani

Press Lipjani

Çantë e dyshimtë afër shkollës fillore “Elena Gjika”

lipjanipress

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

lipjanipress

Veseli: Luta mund të hidhërohet, por LDK nuk është as e dyta në Gjilan

lipjanipress

Veseli bashkëbisedon me rininë në Prizren (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar