“Ne jemi sot këtu krenar dhe ballëhapur për të kërkuar mbështetjen tuaj për listën zgjedhore të LDK-së, të cilës i prinë një njeri i mençur, i urët dhe intelektual, sic është Profesor Hoti, në punën dhe përkushtimin e të cilit jemi të bindur tashmë. Natyrisht se edhe Kraishta sikurse fshatrat tjera të Lipjanit duhet të mbështetin dhe të votojnë edhe dy kandidatët tonë për deputet Naser Osmanin dhe Vehbi Imerin sepse Lipjani kështu do jetë më i fuqishëm” theksoj kryetari Imri Ahmeti gjatë prezantimit të tij në tubimin elektoral në Kraishtë.
Tubimin e përshëndetën edhe dy kandidatët për deputet Naser Osmani dhe Vehbi Imeri të cilët gjithashtu kërkuan mbështetjen e Kraishtës për LDK-në, për krymenistrin në ardhje Prof.Dr. Avdullah Hoti dhe për kandidaturat e tyre./LipjaniPress.com//
Bashkë të vendosur dejtë fitores së madhe
Zyra për Informim
LDK-Lipjan
07.06.2017
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: