LipjaniPress

Krime kundër njerëzimit në Siri, mbi 70 të vdekur në mesin e tyre edhe fëmijë vriten me helm kimikë

Lajme

Dhjetëra persona kanë vdekur në një sulm të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma, që gjendet në enklavën e Gutës Lindore, kanë thënë aktivistët dhe ekipet e vullnetarëve.

Helmetat e Bardha dhe grupet e tjera të aktivistëve, kanë thënë se me helikopterë janë hedhur mbi Duma bomba fuçi që kishin gazra toksike, duke bërë që njerëzit të ngufateshin.

Ende nuk ka verifikim të pavarur të këtyre raportimeve, të cilat media shtetërore siriane dhe ushtria ruse i ka quajtur “të fabrikuara”.

Ka raportime të ndryshme sa i përket numrit të persoave të vdekur nga ky sulm i dyshuar kimik, ndërsa Helmetat e Bardha kanë raportuar se numri i viktimave është nga 40 deri në 70.

Në një deklaratë, Shoqata Mjekësore Amerikane dhe Siriane ka thënë se 49 persona kanë vdekur në sulm.

Në këtë deklaratë po ashtu është thënë se ata kanë pranuar më shumë se 500 raste të njerëzve që kishin probleme me frymëmarrje dhe se pacientët kishin erë të ngjajshme me atë të klorit.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë janë duke monituar nga afër raportimet “shqetësuese” për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e Qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar se ata do të mbahen përgjegjës nëse vërtetohet se janë kryer sulme me armë kimike.

“Historiku i Qeverisë siriane në përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të vet, nuk vihet në diskutim”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neurte.

“Rusia, me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin, në fund të fundit mban përgjegjësi për sulmet ndaj sirianëve me armë kimike. Duke mbrojtur Sirinë, Rusia ka shkelur obligimet e saj ndaj Kombeve të Bashkuara”.

Neurte ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj mbështetjeje të pamatur dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare që të parandalojë sulme të tjera me armë kimike”.

Në një hetim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike është ardhur në përfundim se forcat qeveritare siriane kanë përdorur klorin si armë, në të paktën tri raste. Në prill të vitit 2017, më shumë se 80 persona vdiqën në një sulm me sarin, në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Khan Sheikhoun. Kjo organizatë e OKB-së, për këtë sulm ka fajësuar Qeverinë siriane, por Damasku zyrtar ka mohuar se ka përdorur armë kimike.

Agjencia shtetërore siriane, SANA, ka thënë se raportimet e fundit për sulm me armë kimike janë shpikje e rebelëve të grupit Jaish al-Islam, të cilët e kontrollojnë qytetit e Dumas.

Agjencitë e lajmeve ruse kanë cituar gjeneralin Yuri Yevtushenko të ketë thënë se mohon “me vendosmëri” të madhe këto akuza.

Në enklavën e Gutas Lindore, forcat siriane, të mbështetura nga Rusia për javë të tëra janë duke zhvilluar sulme ajrore që prej 18 shkurtit , duke lënë të vdekur më shumë se 1,600 civlë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shokohen shkencëtarët me këtë zbulim për Kosovën dhe Shqipërinë

lipjanipress

Acari lë gropa me përmasa shqetësuese në Rrugën e Kombit

lipjanipress

Pamje të tmerrshme në kryeqytet – lypësi i zhveshur në temperatura nën zero (Foto)

lipjanipress

Kështu reagoi Veseli kur Isa Mustafa e la sallën e Kuvendit (Foto)

lipjanipress

Deputeti i PDK’së bën thirrje që të prishet koalicioni me LDK’në

lipjanipress

Parashikimi i motit prej të hënës deri të premtën

lipjanipress

Buja: Qeveria e re PDK – AAK – Nisma

lipjanipress

Vdekja e 4-vjeçarit nga qentë, helmim masiv i kafshëve të rrugës nëpër Maqedoni

lipjanipress

Video ekskluzive nga momenti i të shtënave në Pejë

lipjanipress

NATO strikt neutrale ndaj statusit: Nuk ua njeh Mustafës e Thaçit postet që i mbajnë

lipjanipress

Kryetari i Mitrovicës Veriore: Të martën e ndërtojmë strukturën e re betonike në zonën e këmbësorëve

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress
Skip to toolbar