Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,dega në Lipjan ka mbajtur një takim parazgjedhor para qytetarëve të fshatit Banullë prej nga vjen edhe vetë kandidati për kryetar të komunes së Lipjanit, dr.Fitim Selimi,njëherit kryetar i degës së AAk- në Lipjan.Në tubimin e mbajtur ka qenë i pranishëm edhe kryetari i AAk-së, dhe kryeministri i Republikes së Kosovës z. Ramush Haradinaj.shkruan Lipjanipress.com//
Fillimisht, pjesë të Programit Zgjedhor pra kryeministrit Haradinaj dhe qytetarëve të Banullës ka shpalosur dr. Selimi Zhvillimin e komunës në periudhën e deritashme e ka vlerësuar si jo të kënaqshme dhe përcjellje të problemeve serioze kryesisht në dëm të qytetarëve.”Prandaj ardhja e ime në krye të komunës së Lipjanit do të ndryshoj shumëçka për të mirën e tyre sepse e kam edhe mbështetjen nga niveli Qendror dhe pikëprisht nga kryeministri Ramush Haradinaj”. Në mandatin tim do të punojmë së bashku për ta ndryshuar jetën në arsim e sidomos në shëndetësi ku edhe dotë punoj por edhe në lëmitë tjera në interes të qytetarëve të komunës sonë.
Në përkrahje të dr. Selimit ka dalur edhe vetë kryeministri i Republikes të Kosovës Ramush Harainaj. Kryeministri është pritur me duartrokitje të shumta por edhe shume herë është shoqëruar nga ato duartrokitje ne përkrahje të fjalës së tij dhe të premtimeve për një jetë më të mirë të qytetarëve. Kryeministri Haradinaj ka vizituar edhe fshatin Gadime ku është pritur në mënyrëm më të mirë . Ai së badhku me dr.Fitimin i kanë dhën mbështetje zhvillimit të komunës së Lipjanit në periudhën e ardhshme në krye me dr. Fitim Selimin kryetar./LipjaniPress.com//
https://www.facebook.com/PressLipjan/videos/10203619808692001/