LipjaniPress

Kryeministri i vendit kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet me shumicë myslimane

Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot gjatë ditës priti në takim sekretarin e Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe myftiu, Naim Tërnava dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë myslimane.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e Kosovës në të gjitha fushat dhe përkushtimin e plotë për avancim të mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese euroatlantike.

Duke folur për procesin e fuqizimit të shtetësisë, kryeministri Mustafa theksoi nevojën që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e botës.

Sekretari i Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e kësaj Lige për njohjen e mëtejshme të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është kauzë e drejtë, andaj të gjitha shtetet e botës duhet ta njohin shtetin e Kosovës”, tha ai, duke premtuar përkrahje në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për vlerat tradicionale të tolerancës, mirëbesimit dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve etnike dhe fetare që mbizotërojnë në Republikën e Kosovës dhe aspekte tjera të zhvillimeve pozitive në vend.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

Sa prej premtimeve i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

lipjanipress

Gecaj merr mbështetjen e Malit të Zi për integrime evropiane

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës në fillim të muajit shkurt

lipjanipress

Demarkacioni dhe Ushtria të kryhen para zgjedhjeve, thotë Bulliqi

lipjanipress

LDK akuzon VV’në për punësime partiake në sektorin e arsimit në Prishtinë

lipjanipress

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak respektivisht paraburgimit.

lipjanipress

Ramadan Muja, një mandat duke u ballafaquar me drejtësinë

lipjanipress

‘Drejtimi i veturës së djegur kah Mitrovica e Jugut i qëllimshëm’

lipjanipress

Kadaj-Bujupi: Haradinaj iu bashkua konceptit të klanit pronto

lipjanipress

Në fshatin Bregu i Zi të Komunës së Lipjanit është vë gurthemeli i shkollës së re. (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Mogherini raporton të hënën për vizitën e saj në Kosovë

lipjanipress
Skip to toolbar