LipjaniPress

Kryetari Ahmeti diskuton për ndarjen e subvencioneve me përfaqësuesit e Klubeve Sportive

Lipjani

Me qëllim që ndarja e subvencioneve për Klubet Sportive të jetë sa më transparent, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot në sallën e Kuvendit Komunal ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Klubeve Sportive të komunës së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti tha se Komuna e ka të pa mundur që të përballoj të gjitha kërkesat që janë adresuar në Komunë nga Klubet Sportive, sepse buxheti për subvencionim të sportit është i pa mjaftueshëm. Prandaj, ai i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit për të diskutuar për gjendjen reale dhe që bashkarisht të gjejnë një formë për të përkrahur realizimin e kërkesave të adresuara nga Klubet e Sportit. Kërkesat e Klubeve Sportive u lexuan para të pranishmëve në mënyrë që të njoftohen të gjithë përfaqësuesit e klubeve me nevojat financiare dhe me shumën e mjeteve financiare që Komuna ka në dispozicion për sportin. Në vazhdim pas debateve dhe diskutimeve të shumëta vetë përfaqësuesit e klubeve me votim unanim u pajtuan për shumat financiare që do t’i propozohen Kuvendit Komunal për çdo klub sportiv. Përveq shumës së mjeteve të parapara për subvencione për sport, kryetari Ahmeti shprehu gatishmërinë të shtoj shumën e mjeteve për mbështetje të sportit edhe nga subvencionet e parapara nga zyra e kryetarit. Vetë përfaqësuesit e klubeve sportive që prezentuan sot në këtë takim, shprehën admirim me transparencën dhe mundësinë që sot patën të marrin pjesë në vendim-marrjen për subvencionimin e aktiviteteve sportive./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Komuna Lipjanit Njofton për Organizatat e Shoqërisë Civile

lipjanipress

LDK e AKR arrijnë marrëveshje, Imri Ahmeti kandidat përbashkët për Kryetar

lipjanipress

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Lipjan z. Selatin Retkoceri, me bashkëpunëtorët vizituan Krojmirin, Shalen, dhe Kleçken:

lipjanipress

Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen publike të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti me qytetarët e Komunës së Lipjanit.

lipjanipress

Kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Luftëtarët e Lirisë në fshatin Babush i Muhaxherëve

lipjanipress

Fauz Ramiz Xhemajli Ushtruesi i detyrës të kryetarit të AKR-së,dega në Lipjan,

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress

LDK-Lipjan prezanton Sllovin disa pamje më herët dhe tani.

lipjanipress

Kryetari Ahmeti, uron qytetarët lipjanas për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

lipjanipress

Ymer Troshupa: Poezi Dëshmitarit të Lirisë.

lipjanipress

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

lipjanipress

INTELEKTUALË TË SHUMTË ADEROJNË NË LËVIZJEN VETËVENDOSJE! NË LIPJAN

lipjanipress
Skip to toolbar