Kryetari i komunës Imri Ahmeti, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatin Gadime të Ulët.
Me këtë rast i pari i komunës Lipjanit Imri Ahmeti, ka uruar gadimasit për rrugët e reja në të njejtën kohë ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të filloj edhe instalimi i ndriçimit publik përgjatë trotuarit prej fshatit Babush e deri në fshatin Gadime të Epërme, në mënyrë që përmes projekteve të realizuara deri më tani dhe atyre që do të inplementohen në vazhdimësi do të lehtësohet edhe më tepër jeta dhe mirëqenia e qyetarëve, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Nga ana tjetër banorët e fshatit Gadime kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij të pakursyer në realizimin e shumë projekteve, projekte këto të cilat për veç se kanë ndikuar drejtë për së drejti tek banorët ato i kanë dhënë edhe një pamje të mirë fshatit duke mos e dalluar atë nga ajo e qytetit./Lipjanipress.com//