Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, të hënën ka pritur Raphy Darbellay dhe Daniel Zufferey nga Martigny i Zvicrrës.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka shprehur kënaqësinë e tij që ka pritur përsëri në takim musafirët nga Zvicrra, duke thënë se kontributet e tyre me donacione në Arsim, Sport dhe Shëndetësi janë të vazhdueshme për Komunën e Lipjanit, ndihma këto të mirëseardhura dhe të nevojshme për këto fusha, është shprehur Kryetari Ahmeti.
Musafirët nga Martigny kanë falenderuar kreun e lipjanas Imri Ahmeti për pritje dhe bashkëpunimin e tyre të mirë dhe bashkarisht kanë vizituar klubin e futbollit “Ulpiana”, në Lipjan./Lipjanipress.com//
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: