LipjaniPress

Kryetari Ahmeti ka pritur në vizitë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

Lajme Lipjani

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ku janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme për Lipjanin, veçanërisht mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Komunën e Lipjanit në fushën e ekonomisë, sportit, infrastrukturës dhe fushave të tjera.

Kryetari u shpreh falënderues ndaj Kryeministrit Haradinaj për vizitën e sotme bërë komunës së Lipjanit, duke thënë se me kryeministrin Haradianj janë dakorduar që të ketë dinamizim të punës në projektet e buxhetuara nga qeveria “Jemi pajtuar dhe dakorduar bashkë që të vazhdojmë komunikim më intensiv me bashkëpunëtorët dhe me kryeministrin me qëllim të dianamizimit të projekteve që i kemi të buxhetuara në nivelin qendror si dhe kemi bashkëbiseduar tema tjera të fushave lokale për ti bashkërenditur aktivitetet tona të ardhshme”, ka thë Kryetari Imri Ahmeti.
Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj u shpreh falënderues për pritjen e organizuar nga Kryetari Imri Ahmeti.
“Në Lipjan shihet një vones e Qeverise nacionale në përcjelljen e projekteve të cilat kanë qenë të buxhetuara të dakorduara, janë disa tema që kanë rëndësi jetike për jetën e qytetarëve dhe bashkarisht po mundohemi me i përcjellë këto tema”, kështu është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Ai po ashtu ka thënë se une sapo u njoftova nga Kryetari Imri Ahmeti për investimet që do ti nevojiten Komunës së Lipjanit, siç janë përmirësimi në infrastrukturë rrugore, sportive atë të ujërave të zeza dhe u zotua që këto çështje të përcillen me vëmendje.
Pas takimit Kryetari Ahmeti dhe Kryeministri i vendit Hradaniaj kanë vizituar stadiumin e qytetit, rrethërrotullimin Lipjan- Janjevë si dhe qytezen e Janjevës, ku kanë takuar banorët dhe kanë diskutuar për çështjet me të cilat ballafaqohen ata, por edhe vizituan edhe objektet fetare të këtij vendi.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Musliu: Lugina e Preshevës ndihet e fyer, Kosova nuk i ndihmon asgjë

lipjanipress

Cormack: Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Republikës Serbe  

Rexhep Isufi

30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë

lipjanipress

Kelmendi thotë se Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit

lipjanipress

Ankand për ta ndihmuar veteranin e UÇK’së, Jon Harrison

lipjanipress

Fatmir Reqicën nuk e thyen dënimi 40 vjeçar

lipjanipress

Komuna e Lipjanit njofton organizatat joqeveritare

lipjanipress

Mustafa shpjegon se çfarë ndodhi mes tij dhe Vuçiqit në Sarajevë (Video)

lipjanipress

Konjufca përjashton mundësinë e bashkëpunimit LDK-VV në të ardhmen

lipjanipress

Hashim Thaçi jep një lajm të ri për vizat! (VIDEO)

lipjanipress

Obama sfidoi Kongresin për të dorëzuar $ 220 milionë.

lipjanipress
Skip to toolbar