Në fshatin Ribar i Madh, sot ka filluar turniri tradicional i cili është organizuar për nderë të Dëshmorit Xhavit Kozhani- Burgia.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ku gjatë hapjes se këtij aktiviteti ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur këtë turnir edhe në të ardhmen. Ky turnir tashmë tradicional që po mbahet për nderë të Dëshmorit Xhavit Kozhani – Burgia është dëshmi e nderimit dhe e respektimit përgjithnjë ndaj veprës dhe sakrificës së Dëshmorit Burgia dhe gjithë dëshmorëve të tjerë, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti, duke uruar ekipet garuese që sjellin një lojë të mirë në mënyrë që të madhështohet ky aktvitet edhe më tepër./Lipjanipress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: