I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot gjatë ditës ka vizituar punimet që po zhvillohen në realizimin e projektit instalimi i rrjetit të ujësjellsit në fshatrat e rajonit të Magurës, konkretisht ku po zhvillohen punimet në fshatin Dobrajë e Madhe
. Ky projekt do te zgjerohet dhe në këtë rrjet do të lidhen edhe fshatrat e Poturofc dhe Torinë.
Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me CDI -Zyra Zvicrrane për Investime në Kosovë po bën instalimin e rrjetit të ri të ujësjellsit në fshatrat: Vrellë, Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë, Lluga, Magurë, Qylagë, Torinë, Poturofc./Lipjanipress.com//
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: