I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka vizituar e punimet në asflatimin e rrugës Topliçan –Grackë.
Me këtë rast kreu lipjanas ka uruar banorët e këtyre dy vendbanimeve për rrugën e re, duke e bërë të ditur se shumë shpejt do të filloj edhe ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Topliçan -Vojnovc, po ashtu për këto vendëbanime do të ketë projekte të tjera në vazhdimësi, projekte këto të cilat do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e banorëve të këtyre lokaliteteve si dhe atyre për rreth.
Nga ana tjetër banorët kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij të pakursyer drejtë përmirësimit të jetesës së qyetarëve dhe mirëqenies së tyre./Lipjanipress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: