Sot në shënimin e ditës së SHFMU “Haradin Bajrami “në Magurë, datë kjo që meritueshëm është dita e rënjës së Dëshmorit Haradin Bajrami. Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti në fjalën e rastit para të pranishmëve në urimin e ditës së shkollës mes tjerash tha se vlerat e lirisë, gjakun e Dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për çlirim do i ndërojmë e respektojmë përherë duke qënë korrekt me përgjëgjësitë dhe angazhimet e gjithë neve. Më pas kryetari Ahmeti me bashkëpuntor bëri homazhe pranë lapidarit të Dëshmorit Haradin Bajrami si dhe në zbulimin e Pllakës Përkujtimore në shtëpinë e familjes Bajrami në fshatin Leletiq./Lipjanipress.com//
Facebook Comments