Fushata elektorale e degës së PDK-së të Lipjan ka vazhduar mbrëmë deri në orët e vona .Qytetarë edhe anëtarët e simpatizantët e PDK-së në nëndegët; e Brusit,Teqes,Janjevës,Akllapit,Sllovisë,Smallushës kishin mundësinë të njihen me Platformën për Zgjedhjet Parlamentare 2017-2021 dhe 99 Veprimet Konkrete të Projektit politik #Fillimi Ri. Kryetari Shukri Buja,ka thënë se në këto zgjedhje të parakohshme të mendojmë mirë se kujt do tia japim besimin për katër vitet e ardhshme për ta udhëhequr vendin. Kosovës I duhen njerëz të guximshëm e me vizion të qartë,sepse Kosovën e presin sfida të mëdha siç është përcaktimi i kufirit me Malin e Zi,pastaj edhe me Serbinë që nuk e kemi edhe lehtë,pastaj formimin e ushtrisë,zhvillimin ekonomik,ka theksuar mes tjerash para janjevasëve,Shukri Buja.
Kandidatja për deputete,Selvije Halimi duke e shpalosur programin e platformë Fillimi i Ri,ka thënë se Kosovës I duhet qeveri që ecë me hapa të shpejtë. Prandaj,rezultatet do ti kemi 3 muaj pas formimit të qeverisë së re. Ne me fitoren e PDK-së do të bëjmë kthesa të mëdha në ekonomi duke përfshirë të gjitha sferat e bujqësisë…Mirëpo,një synim i yni është se prioritet do të kenë hapja e çerdheve publike të fëmijëve edhe në zonat e thella rurale. Ka pohuar mes tjerash ajo në tubimin elektoral të mërkurën në mbrëmje me qytetarët e këtyre nëndegëve
Vazhdojmë !/LipjaniPress.com//
Sektori për informim dhe arkiv
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: