LipjaniPress

Ky është serbi që EULEX’i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri

Lajme Lipjani

Afër dy dekadave pas masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku u vranë 116 shqiptarë, prokurorët e EULEX-it kanë ngritur aktakuzë ndaj një ish-rezervisti serb të Policisë së Vushtrrisë, Zoran Vukotic, që dyshohet se mori pjesë në këtë krim.

Zoran Vukotic, i lindur në vitin 1970, figuron si i kërkuar në faqen e INTERPOL-it për krime ndaj popullatës civile.

Vukotic është i akuzuari i vetëm deri tash për këtë masakër, ndërsa është arrestuar vitin e kaluar në Mal të Zi dhe i ekstraduar në Kosovë.

Po ashtu, akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve në Burgun e Smrekonicës. Ky burg ishte shndërruar në një kamp përqendrimi për shqiptarët e arrestuar gjatë luftës.

Vrasja e 116 cilëve shqiptarë më 2 maj 1999 kishte ndodhur kur ata kishin zbritur në fshat për të gjetur ushqim. Atyre u kishin mbaruar të gjitha rezervat që kishin në malet ngjitur me Shalën e Bajgorës. Kërkimi i ushqimit për këto viktima, ishte shndërruar në njërën prej masakrave më të llahtarshme që kishin kryer forcat serbe.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ky është plani i Nismës për seancën e së enjtes rreth demarkacionit

lipjanipress

Papa Françesku i reagon Trumpit: Nuk je i krishter nëse i përzë refugjatët

lipjanipress

Zaevin e shpallin shqiptar

lipjanipress

Njoftim – Kuvend zgjedhor në degën e PDAK-së në Lipjan

lipjanipress

Gllavica përkrahë fuqishëm Dr. Fitim Selimin

lipjanipress

Shokon kryetari i Malishevës: Ne shqiptarët e kemi në gjene vjedhjen (Video)

lipjanipress

Për ministrin e Kosovës, FETO është organizatë terroriste dhe shkollat e Gylenit duhet të mbyllen

lipjanipress

Shumë fshatra të Lipjanit tashmë tre ditë pa rrymë

lipjanipress

BUJA AKUZON PROKURORINË SE PO E PENGON TË KANDIDOJË PËR LIPJANIN

lipjanipress

Mustafa: Kosova, model rajonal në fushën e të drejtave të njeriut

lipjanipress

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së në Lipjan Votohet unanimisht lista për kandidat të KK-së Lipjan, 21 gusht 2017

lipjanipress

Tiranë: Del nga shtëpija për të fituar kafshatën e gojës për fëmijet e tij edhe kjo ndodh (Video+Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar