LipjaniPress

LDK akuzon VV’në për punësime partiake në sektorin e arsimit në Prishtinë

Lajme

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, përmes një konference për media kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me zhvillimin e proceseve mësimore në Prishtinë njëkohësisht edhe emërimin e stafit në këtë sektor.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media për zhvillimet e fundit në arsim dhe rreth vërejtjeve që kjo parti ka identifikuar ndaj pushtetit komunal.

Agim Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK në Kuvendin Komunal tha se në komunën e Prishtinës që nga fillimi i gjysmëmvjetorit të dytë kanë humbur qindra orë mësimi si pasojë e pushimit të lehonisë dhe pushimeve mjekësore, ndërsa, transmeton kp sipas tij Drejtoria e Arsimit nuk ka reaguar me kohë dhe në përputhje me rregullativat ligjore për të dërguar zëvendësim.

Sipas tij orë mësimi janë humbur në shkollat “Gjergj Fishta”, “Iliria”, “Nazim Gafurri”, “Pavarësia”, ‘Dardania”, “Asim Vokshi”, “Andon Zako Çajupi”.
Gashi gjithashtu tha se po vazhdon diskriminimi në forma të ndryshme gjatë procedurave të zhvillimit të konkurseve. Sipas tij mbi 90 përqind e të punësuarve vijnë nga komuna tjera të Kosovës.

Sipas tij në Hajvali sekretarja e shkollës ka ardhur nga Ferizaj si aktiviste e VV-së në këtë qytet.
Gashi tha se të gjithë drejtoreshat e institucioneve parashkollore janë eliminuar, vetëm një ka mbetur se ajo është e afërt me një nga funksionarët e Vetëvendosjes.

Gashi është pyetur edhe rreth vendimit të komunës së Prishtinës për mosvazhdimin e kontratave të disa zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së për banesat komunale nga ana e komunës së Prishtinës.
Gashi tha se ai është vendim i Kuvendit nëse ua vazhdon apo jo dhe për këtë nuk ka dhënë ndonjë koment.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Këshilltari i kryeministrit: Albin, ju paskeni edhe jahta

lipjanipress

Nesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve që ngarkohen me vepra penale për korrupsion

lipjanipress

Kosova ka përkrahjen e Gjermanisë për zhvillim ekonomik e integrim Evropian

lipjanipress

Turqia mban të bllokuar Wikipedia’n

lipjanipress

Detaje të reja nga përgjimet që çuan në arrestimin e zyrtarit të lartë të Qeverisë (Video)

lipjanipress

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

lipjanipress

Edhe një premtim i Stavilecit : “Kosova e Re” do të punësojë deri 10 mijë persona

lipjanipress

Shpërthen dhuna në protestën për 22 vjeçarin e dhunuar nga policia në Francë (Foto)

lipjanipress

Pretendimet e një romi se UÇK-ja ia rrëmbeu vëllain dhe kushëririn

lipjanipress

Takim zyrtar mes Greg Delawie dhe Adnan Rrustemi diskutuan për ecurinë e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

lipjanipress

Eskalojnë raportet mes Turqisë e Holandës

lipjanipress

Azilkërkuesit në Kosovë me apartamente banimi

lipjanipress
Skip to toolbar