Puna, përkushtimi dhe pastërtia politike bëjnë që Imri Ahmeti të jetë i pa konkurrent dhe i simpatizuar nga qytetarët lipjanas.
Derisa punët në teren po vazhdojnë sipas ritmit të paraparë, derisa Lipjani dhe fshatrat tashmë kanë marr pamje krejt tjetër në krahasim me vitin 2013, dikujt si duket po i pengon e gjithë kjo punë. Deri sa në Lipjan më nuk mund të flitet për korrupsion, keqpërdorime e manipulim të parasë publike, derisa të gjitha raportet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare flasin për një performancë të jashtëzakonshme të Komunë së Lipjanit dhe kryetarit Ahmeti, dikush si duket ka filluar të imagjinojë dhe të shpik afera të pa baza dhe të pa qena. Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër veç se një përpjekje e dështuar për të fshehur dhe maskuar fytyrën e vërtet prej kalimtari nga një koncept politikë në tjetërin. Tendenca e shpifjes për blerje portalesh është vetëm një përpjekje e shterrur e të provuarve dhe shkolluarve në praktikat tashmë të njohura zhvatëse të pasluftës, e të cilave me devotshmëri u shërbeu për një periudhë të gjatë kohore vet Selatin Rotkoceri. Z. Retkoceri atëherë kur i humbi privilegjet politike dhe ekonomike e ndërroj konceptin politikë sikur t’a hiqte trurin dhe mori detyrën e misionarit në VV por fatkeqësisht që atij nuk ju kujtua që qytetari megjithatë mban mend. Në akuzat e juaja krejtësisht politike dhe të pa baza se Kryetari Ahmeti i paska blerë portalet lipjanase sigurisht që do ti argumentoni dhe do ti dëshmoni në rastin e parë të ballafaqimit gjygjësor. Zhurma e juaj me një fjalor të degraduar dhe euforik nuk është asgjë tjetër veç se një përpjekje e juaj për të hedh hi syve anëtarëve të vet VV me shpresë që do të mbuloni edhe të kaluarën tuaj ”të frytshme‟ në shkatërrimin e ekonomisë lipjanase të pasluftës përmes rolit tuaj të cilin asokohe e kishit marr nga PDK për të cilën shërbeve si ushtar i vërtet duke shkuar shtëpi për shtëpi për të kërkuar vota në mënyrë që pastaj të krijohet Klani Pronto të cilit ti i shërbeve me përulësi deri para disa muajve kur të i ndërprenë privilegjet që kishe.
Në fund fare LDK dhe kryetari Ahmeti tani më janë të dëshmuar që asnjëherë nuk kanë kontribuar në degradimin e gjuhës dhe fjalorit politikë sepse koncepti ynë është punë me përgjegjësi duke e kuptuar garën zgjedhore si një garë ku qytetari do vendos vet me votën e tij për konceptin më të mirë politikë./LipjaniPress.com//
LDK Lipjan
Zyra për Informim
Facebook Comments