LipjaniPress

LDK-Lipjan: Smallusha i thotë PO kryetarit Imri Ahmeti dhe LDK-së

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Mbështetja madhështore për kryetarin Imri Ahmeti u dëshmua sot edhe në Smallushë, në takimin e fushatës elektorale të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.
Në këtë takim kryetari Imri Ahmeti duke i falënderuar banorët e Smallushës për mbështetjen e tyre kaq madhështore ka thënë se pavarësisht faktit që Smallusha ishte përfituese e projekteve të ndryshme të cilat ishin mëse të nevojshme për banorët e këtij lokaliteti, ka mbetur ende për tu bërë dhe ky lokalitet meriton të jetë një fshat modern me infrastrukturë të zhvilluar.
“Në qeverisjen tonë katër vjeçare për Smallushën realizuam projekte të ndryshme të cilat ishin mëse të nevojëshme për jeten e banorëve të këtushëm. Ndërtimi i rrugicave nëpër fshat si dhe ndërtimi i pjesës rrugore e cila lidhë Smallushën me Sllovi, investimi në terene sportive duke ndërtuar fushën e hapura sportive në Smallushë, rregullimi i trotuarit dhe ndriçimi publik në disa pjesë të fshatit, janë vetëm disa nga projektet e realizuara për Smallushën” është shprehur Ahmeti.
Më tutje kryetari Ahmeti ka thënë se banorët e Smallushës meritojnë më shumë. Prandaj sot është para tyre që ti siguroj ata se në mandatin e tij të dytë do të përfundoj asfaltimi i të gjitha rrugicave dhe trotuareve të pa përfunduara së bashku me ndriçim publik në gjithë fshatin. Ndërsa, do të përfundoj edhe asfaltimi i rruges e cila lidhë Smallushen me Gadime. Kurse shkolla fillore do të ketë një pamje tjetër pasiqë në qeverisjen e dytë ose do të rinovoj dhe zgjeroj këtë shkollë, ose do të ndërtoj një shkollë të re. Ndërkaq ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për gjitha lagjet e Smallushës, si dhe rregullimi i shtratit të lumit, do të jetë punë e kryer në mandatin e tij të dytë.
Kryetari Ahmeti në fund i ka ftuar banorët e Smallushës që të tregojn maturi politike dhe me 22 tetor të votojnë numrin 47 sepse duke votuar për LDK-në kanë votuar për një të ardhme më të mirë për veten e tyre.Në këtë tubim elektoral është prezëntuar edhe kandidati për Asamble komunale nga Smallusha./LipjaniPress.com//
LDK-Lipjan
Zyra për Informim

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

MD e Serbisë: Kurrë s’kemi fshehur dokumentet për krime

lipjanipress

Presidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit është në interes të Kosovës

lipjanipress

Austri: Arrestohen 8 terroristë të dyshua

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

lipjanipress

Gjenden të vdekur 10 ushtarë në Kashmir, u zunë nga orteku

lipjanipress

Komandanti i KFOR’it nuk e përkrah Ushtrinë e Kosovës

lipjanipress

Anija e inteligjencës ruse fundoset në Detin e Zi (Video)

lipjanipress

Ja sa është numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër

lipjanipress

QENDRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË LIPJAN, NË NJË TUBIM MADHËSHTOR BËRI PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT DHE KANDIDATËVE PËR KUVENDIN E KOMUNËS SË LIPJANIT.(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Kurz: Ajo që është dakorduar në Bruksel duhet të zbatohet

lipjanipress

Kryetari Ahmeti – Gjaku im krenaria ime

lipjanipress

Thaçi fton për “dekriminalizim të partive politike”

lipjanipress
Skip to toolbar