LipjaniPress

Lekaj: I shpjegova Fajonit se AAK nuk është kundër Demarkacionit, por kundërshton humbjen e territorit

Lajme

Edhe Shefi i GP të AAK’së, Pal Lekaj, ka takuar eurodeputeten Tanja Fajon në Prishtinë.
Lekaj ka bërë të ditur se me Fajon kanë biseduar edhe për rastin e ndalimit të kreut të AAK’së Ramush Haradinaj në Francë.

Deputeti i AAK’së thotë se eurodeputetes i ka shpjeguar se opozita në Kosovë nuk është kundër shënjimit të vijës kufitare, porse vetëm po kundërshtojnë një marrëveshje që i shkakton dëme territoriale Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Në takim me Eurodeputeten dhe raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Znj.Tanja Fajon.

Duke e falënderuar znj.Fajon për mbështetjen e saj dhe të BE-së për Kosovën, shpreha qëndrimet tona për sa i përket zhvillimeve të fundit nga rasti më z.Haradinaj – ndalimin e tij në Francë. Kjo, i thash se, e ka bërë situatën të brishtë në vend, e deri tek demarkacioni {(mos)liberalizimi i vizave} i shpjegova se ne nuk jemi kundër demarkacionit por nuk e kemi mandatin të pranojmë marrveshje që i shkakton dëme territoriale Kosovës, treni e muri serb, shpikje e financim i Serbisë për të cenuar Kosovën.

Fola edhe për modelin dhe nivelin e sotëm të dialogut me Serbinë, i pa kjartë dhe i pa perspektivë për Kosovën.

Poashtu i shpjegova Znj.Fajon edhe mungesën e një konsensusi të spektrit politik, si pasojë e mbylljes së partive në pushtet, për tema nacionale të Kosovës.

Nuk mbetëm pa biseduar edhe nevojën që Serbia duhet t’ia kthejë borgjin, mbi dy miliard euro të grabitura gjatë luftës, Kosovës, kërkim falja dhe zbardhja e fatit te të zhdukurve, dënimi i të gjithë atyre që i kanë shkaktuar këto e më pastaj mund të bëhet fjalë për shansin e pajtimit nder etnik.

Jemi të hapur për sa na takon që të shtyjmë përpara Kosovën. E jemi këtu te kundërshtojmë çdo gjë që bjenë ndesh me të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

OSBE përkrah zgjedhjen e një prokurori të veçantë që merret me kërcënimet dhe mbrojtjen e gazetarëve

lipjanipress

Nxënësit në Ferizaj u qëlluan me thikë, ndaj tyre do të merret masa

lipjanipress

Denoncuesi i Driton Gashit: Unë s’e kam ndërmend të vetëvritem, nëse vdes më kanë vrarë

lipjanipress

Lëvizja “Stop Operacionit Soros”: Uashingtoni ta revidojë punën e USAID-it në Maqedoni

lipjanipress

Profesori në Pejë matë forcat me nxënësit (Video)

lipjanipress

Veselinoviq në vend të Rikallos në KQZ

lipjanipress

Polici “dëshmitar” luan me nervat e PD-së! I veshur kuqezi këndon himnin… (VIDEO)

lipjanipress

Ish antari i VV, studenti nga Dardana paralajmëron parti të re polike, themelimin e 1 Levizje

lipjanipress

Zvicerani e plagos të riun kosovar

lipjanipress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

lipjanipress

Haradinaj nesër para Gjykatës në Colmar ballafaqohet me akuzat e Serbisë

lipjanipress

Letër Dërguar Albin Kurtit,

lipjanipress
Skip to toolbar