LipjaniPress

Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan : SHËRBIMET SHËNDETËSORE NË LIPJAN NË GJENDJE TË RËNDË

Lipjani

Shëndetësia primare në Lipjan po kalon një gjendje shumë të rëndë. Shërbimet që do të duhej të merren nga qytetarët në këtë institucion shëndetësor thuajse mungojnë tërësisht.
Shërbimi i emergjencës thuajse nuk ekziston fare dhe nëse kemi ndonjë rast sa do të vogël që kërkon trajtim emergjent, çfarëdo që të jetë ai shërbim, mjeku i këtij shërbimi, krejt çka mund të bëjë është të të shkruajë një udhëzim për ta dërguar pacientin në QKUK, e në rastin më fatkeq për të konfirmuar ndarjen nga jeta të pacientit.
Në anën tjetër, shërbimi i maternitetit ka humbur besueshmërinë e pacientëve, sa që qytetarët as që kërkojnë këtë shërbim. Rastet e vetme që ndodhin të kryhet ndonjë lindje, janë vetëm të komunitetit RAE, të cilët për shkak të gjendjes së rëndë detyrohen që të shfrytëzojnë këtë shërbim në këto kushte. Në të njëjtën gjendje është edhe sektori i Stomatologjisë, në të cilin përveç të ndonjë rasti të nxjerrjes së dhëmbëve dhe atë nëse keni blerë anestezionin në ndonjërën prej dhjetëra barnatoreve private që i ke rreth e përqark ambulantës së mjekësisë familjare.
Shërbimi i rëntgenit dhe radiologjisë, interno, laboratori, por edhe të gjitha shërbimet tjera po kalojnë momente të rënda dhe thuajse nuk kryejnë asnjë shërbim mjekësor komplet. Gjithsesi që një pacient që shkon për vizitë në këtë ambulantë duhet të marrë gjysmën e shërbimeve tek ordinancat private, të cilat si truprojë janë vendosur rreth ambulantës publike.
Barnat e listës esenciale mungojnë në vazhdimësi, madje edhe me insulinë nuk qëndrojnë punët mirë, mungesa e ampulave, infuzionit, tabletave, fashave, materialit për rëntgen, ultrazëri, shiringa, anestezioni për pirje të ndonjë dhëmbi, gjilpëra dhe penj për ndonjë lëndim apo prerje sa do e vogël që është ajo nuk kryhet në Qendrën e mjekësisë familjare në Lipjan.
Këto ditë po bien në sy edhe konkurset jo vetëm për shëndetësi, por edhe në shërbimet tjera komunale, administratë, arsim edhe atë duke u thirrur ne Ligjin 2004/4, ligj ky i shfuqizuar nga neni 101 Nr 04/L-125 për shëndetësi. Nëse do te krenohej Drejtori i Shëndetësisë dhe Drejtori i QKMF për këto katër vite janë vite të errëta të shëndetësisë që kanë mbetur njollë në ndërgjegjen e tyre. E tëra që duhet krenohemi është një pjesë e mrekullueshme e stafit që në ato kushte që kanë na bëjnë një pritje vërtet të mirë dhe të cilët krejt çka munden me të ndihmu, ju ofrojnë dhe ju shkruajnë vetëm recetë dhe eventualisht një përshkrim të diagnozës që mjeku ka konstatuar nga intuita e tij dhe përshkrimi që pacienti ka bërë për sëmundjen e tij.
Me Vetëvendosjen në pushtetin komunal të gjitha këto shërbime do të jenë funksionale, kushtet do të jenë në nivelin më të lartë dhe mbi kushtet e çdo institucioni tjetër, pacientët do të trajtohen në tërësinë e nevojave të tyre, duke mos pasur nevojë që për asnjë shërbim të shëndetësisë primare qytetarët të frekuentojnë klinikat private të cilat i kushtojnë shumë xhepit edhe ashtu të varfër të qytetarëve tanë./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Vdes një i paraburgosur në Lipjan

Press Lipjani

Kryetari Imri Ahmeti sot vizitoi për së afërmi punimet në hapjen dhe zgjerimin e shtratit të lumit në Blinajë.

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti nga nesër në tubime falënderuese për qytetarët

lipjanipress

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Buja tregon se kush e bindi të heq dorë nga kandidimi për deputet

lipjanipress

Lipjan: Zvarritja e rrethrrotullimit kthehet ne “pikë të zezë”

lipjanipress

Kryetari I komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të martën ka mbajtur takimin publik me qytetarët e kësaj komune

lipjanipress

Reagon Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan

lipjanipress

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Lipjan

lipjanipress

Një shtyllë elektrike në Dobraj të Lipjanit rrezikon seriozisht kalimtarët dhe banoret pranë shtyllës elektrike(FOTO)

lipjanipress

Këta janë emrat e bashkëpunëtorëve të Shukri Bujës që akuzohen për keqpërdorime me prona

lipjanipress
Skip to toolbar