Përkrahja e madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Janjevë, ia ka futur frikën në palcë LDK-së dhe Imri Ahmetit. Mbrëmë disa aktivistë të LDK’së të udhëhequr nga Albert Berisha vëllai i zyrtares së LDK-së,Teutë Berisha, kjo e fundit e shtyrë nga Imri Ahmeti tentuan që të prishin tubimin tonë në Janjevë të cilin e kemi lajmëruar në KKZ dhe në policinë e Kosovës, ashtu siç e kërkon ligji për aktivitete zgjedhore.
I bëjmë thirrje Imri Ahmetit që t’i ndalë këto metoda të ulëta dhe të zhvillojë fushatë fer, pasiqë përkrahjen e madhe dhe në rritje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk mund ta pengojë as ai e askush tjetër.
Ftojmë organet pergjegjëse të ndërmarrin masa në kuadër të përgjegjësive ligjore. Ne jemi të vendosur që këtij rasti t’i shkojmë deri në fund./LipjaniPress.com//
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: