LipjaniPress

Limaj: Ramush Haradinaj kandidat i opozitës për Kryeministër

Lajme

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i bindur se opozita do të udhëheq me qeverinë e ardhshme të vendit, deri sa shton që kandidati për kryeministër i AAK-së dhe Nismës, do të ishte Ramush Haradinaj. Këto komente ai i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.

“Unë jam i bindur në këtë. Jo besoj, por jam i bindur që aktualisht kandidatura më serioze, më e sigurt e më e mira, oferta më e mira për sot, është zotëri Haradinaj, kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, tha Limaj.

Ai thotë se shpreson që edhe të tjerët të mund t’i bashkohen, derisa bindjen e njëjtë mund edhe të mos e kenë.

E në qeverinë e ardhshëm, që sipas Limajt, do të përbëhet nga AAK e Nisma, ai nuk po kërkon hise.

Për të ardhur deri në këtë pikë, për qeverisjen aktuale, Nisma  e tij, të hënën do të filloj të mbledh nënshkrimet, dhe se pritjet e ish-ministrit janë që qeveria të rrëzohet javën që vije.

“Në  momentin që kemi 40 firma, nuk kemi pse ta shtyjmë. Do ta shfrytëzojmë mundësinë ligjore që menjëherë të procedojmë drejt Kuvendit. Dhe Kuvendit duhet ta jap epilogun për këtë mocion. Për mendimin tim pres që dy javët e ardhshme të jenë vendimtare, do të kem apo nuk do të kemi zgjedhje”, tha ai

Megjithatë Limaj, pranon se fati i mocionit varet shumë edhe nga PDK e LDK, që janë në koalicion.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

“Gëzim Gashi ( Albin Kurti i Ashkalive dhe Egjiptianve)”

lipjanipress

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Edi Rama në AKK: Procesi i Ramushit do të përfundojë ashtu siç duhet

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Po duam punë, mjaftë me mashtrime

lipjanipress

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

lipjanipress

Pezullohen hetimet për Astrit Deharin

lipjanipress

Rezultati i Sondazhit 24h i lansuar dje ne oren 12:00 dhe është mbyllur sod në ora 12:00(FOTO)

lipjanipress

Deputeti i PS-së vizitë në familjen e Klement Balilit, ja çfarë thotë për “Eskobarin e Ballkanit

lipjanipress

Arrestohen katër persona për prostitucion, ja kush janë

lipjanipress

Asociacioni i Komunave serbe mund të formohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovë

lipjanipress

Kryeministri i vendit kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet me shumicë myslimane

lipjanipress
Skip to toolbar