LipjaniPress

Limaj thotë se opozita do t’i fitojë 57% të votave në zgjedhjet e ardhshme (Video)

Lajme

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që aktualisht qeverisin me vendin, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të jenë opozitë. Kështu është thellë i bindur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit tha se ose Vetëvendosje, ose subjekti i tij bashkë me AAK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Madje, thotë se bashkë këto tri subjekte do të kenë jo më pak se 57% të votave.

“Opozita ka për ta drejtuar kryeministrinë e ardhshme. Edhe nëse mbahen nesër zgjedhjet, e që shtyhen jam i bindur se vetëm sa ka për t’u fuqizuar opozita. Kjo sepse disponimi te qytetarët është duke ndryshuar. Njerëzit janë të pakënaqur, janë të zhgënjyer. Asnjë premtim i tyre nuk është realizuar. Njerëzit e kanë kuptuar se mashtrimi nuk ndez”, tha Limaj/

Për Gjykatën Speciale që së shpejti pritet të publikoj edhe aktakuzat e para, Limaj tha se ky është projekt serb, i ndihmuar nga disa njerëz në Kosovë.

“Gjykata Speciale është projekt i Serbisë i ndihmuar nga individë këtu. Si mund ta thotë Presidenti i vendit që Gjykata Speciale është projekt ndërkombëtar. Do të thotë se ndërkombëtarët me kohë e kanë planifikuar rrënimin e këtij vendi. Projekti ndërkombëtarë është liria e Kosovës”, tha ai.

Nismën e Thaçit për ndryshimin e ligjit për ushtrinë, ish-bashkëpartiaku i tij e quajti hajgare, derisa nuk jep dorëheqje për këtë. Për demarkacionin, Limaj tërhoqi vëmendjen edhe një herë, duke thënë se kjo më nuk kthehet as me luftë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Limaj: Sakrifica e Jasharajve mobilizoi popullin shqiptar

lipjanipress

Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

lipjanipress

Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri me qëndrime të ndryshme për strukturat paralele

lipjanipress

Helikopteri ushtarak rrëzohet mbi ndërtesat e banuara

lipjanipress

Koreja e Veriut paralajmëron Kinën për ‘pasoja katastrofike’

lipjanipress

Sa prej premtimeve i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

lipjanipress

Ministri i FSK-së nuk e ka refuzuar pagën me rritje

lipjanipress

LDK-Lipjan:Në Qylagë do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike

lipjanipress

Cristiano Ronaldo largohet nga Real dhe bashkohet me Juve

lipjanipress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

lipjanipress

Përurohet Qendra e Paraburgimit në Prishtinë objekt me standarde të larta.

lipjanipress

Rusia i jep ultimatum Serbisë: Me ne ose me Perëndimin

lipjanipress
Skip to toolbar