Në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Adem Gllavica (Norges Vel) në Lipjan, sot para një numri të konsiderueshëm të pjesëmarrsëve është mbajtur sesioni i dytë informues nga Organizata “Help” rreth thirrjes së granteve për mbështetje të bizneseve të vogla.
Shkelzen Hajdini, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik Lokal, ka theksuar se edhe ky sesion informues do t’i ndihmojë bizneset e vogla nga Komuna e Lipjanit rreth mënyrës së aplikimit për të fituar në këto grante që ofron “HELP”. Ai ka inkurajuar të gjithë pjesëmarrësit që të aplikojnë në këto grante.
Përfaqësues nga Organizata “HELP” kanë informuar qytetarët rreth mënyrës së aplikimit në fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.
Në fund të këtij takimi, pati edhe pyetje të ndryshme nga qytetarët e pranishëm. Ndryshe, Organizata “HELP” gjatë vitit 2018 do ti mbështet 35 mikro biznese.
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: