LipjaniPress

Luftë fjalësh ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Çfarë thotë Daçiq pasi kolegu kroat i refuzoi kërkesën për takim

Lajme

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se viteve të fundit Zagrebi dhe Beogradi kanë bashkëpunuar mirë, deri në momentin kur në Kroaci kanë filluar ta lavdërojnë lëvizjen e ustashëve.

Në një pyetje në konferencën për shtyp në Beograd, për ta komentuar deklaratën e sotme të ministrit të jashtëm kroat, Davor Ivo Stier, se “në Serbi po qajnë, pasi nga Kroacia është refuzuar kërkesa për takim dypalësh, por për këtë është dashur të mendojnë para se ta sulmojnë kardinalin Stepinac”, zoti Daçiq tha se Serbia nuk i ndryshon qëndrimet e veta politike.

“A mendojnë ata me të vërtetë se dikush në Serbi do ta lavdëroj” kardinalin Stepinac, është shprehur Daçiq dhe ka shtuar se “si është e mundur që gjatë gjithë këtyre viteve kemi bashkëpunuar mirë, derisa nuk kanë filluar ta lavdërojnë lëvizjen ustashe”.

Ministri i jashtëm kroat ka theksuar se, megjithatë, duhet të ekzistoj një kanal i komunikimit me Beogradin, ashtu siç e kanë vendosur kryeministrat, në mënyrë që të zgjidhen çështjet e hapura.

Akuzat reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë filluar të enjten, pasi në Kroaci u zbulua shtatorja e kardinalit, Alojz Stepinac, me ç’rast Daçiq e akuzoi Zagrebin për ngritje të përmendores për “kriminelin e luftës”.

Ministri i jashtëm kroat, Davor Ivo Stier, pastaj e ka refuzuar një propozim të Daçiqit për takim.

Zoti Daçiq dje tha se ishte i gatshëm për dialog me kolegun kroat, megjithqë ka prejardhje nga familja që ka luftuar kundër fashizmit, ndërsa Stier e ka prejardhjen nga një familje ustashe, raporton agjencia Beta. /REL

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vuçiq e Bërnabiq në takim që nga ora 10, flasin për Kosovën

lipjanipress

Problemet e dorëzimit në AstraZeneca: çfarë qëndron pas?

lipjanipress

Kryeministri: E zgjidhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare (LIVE VIDEO)

lipjanipress

Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

lipjanipress

LDK-Lipjan: Smallusha i thotë PO kryetarit Imri Ahmeti dhe LDK-së

lipjanipress

Komuna Lipjanit Njofton për Organizatat e Shoqërisë Civile

lipjanipress

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!

lipjanipress

Familja Misini, mbështetë Forcën për Ndryshim në krye me Ismet Hajrullahun

lipjanipress

Policia: Do të veprojmë në tërë Kosovën në mbrojtje të votës

lipjanipress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

lipjanipress

Pas Vetëvendosjes, edhe Lista Srpska bëhet parti

lipjanipress

Një muaj paraburgim policit dhe zyrtarit të Shërbimeve Korrektuese për armëmbajtje pa leje

lipjanipress
Skip to toolbar