Nga komuna e Lipjanit
Bisedë me Lulzim Qerimin , nënkryetar Komunal për komunitete
“Lipjanipress.com” 21 shkurt 2018
Zgjedhjet Lokale në komunën e Lipjanit kanë rezultuar të përfitojë Komuniteti Ashkali. Ka qenë numër i konsiderueshëm qytetarëve të këtij komuniteti të cilët me votën e tyre kanë arritur që të kenë një ulëse në Kuvendin Komunal të Lipjanit si dhe të nënkryetarin komunal për komunitete.
Lulzim Qerimi, veprimtari i pa lodhur nga radhët e Komunitetit Ashkali, tani është emruar nënkryetar i komunës të Lipjanit për komunitete për mandatin katërvjeçarë. Që në ditët e para të punës z.Qerimi, po tregohet si një zyrtar i interesuar që të kryejë detyrën për të cilën ndien përgjegjësi para votuesve të tij por edhe të komuniteteve të tjera jo shumicë të cilët jetojnë në këtë komunë. Interesimi i tij ka dalë jashtë suazave lipjanase dhe si duket është duke shfaqur interesim për komunitetin e tij kudo që jeton.
“Jam I nteresuar që të ndihmojë qytetarët e komuniteteve jo shumicë dhe ta kryejë punën me përgjegjësi.Këtu kam ardhur për të punuar dhe atë do ta dëshmojë pe punë”ka thënë nënkryetari për komunitete, për “Lipjanipress” z.Lulzim Qerimi./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: