Nga:Hysni Gashi
Logjika për të kap dhe sunduar partin dhe degët e saj nga një grup i ngushtë i “shefit” është logjik si ne çdo parti tjetër në Kosovë e fatkeqësisht kjo logjikë kohëve të fundit u vërejt edhe në LVV.
LVV-ja në vend që të jetë e bashkuar përballë një qeverie të madhe dhe sfidave që presin vendin si p.sh.: asociacioni, demarkacioni dhe tema të tjera të rëndësishme për vendin dhe qytetarin, ajo po tregon se pushteti ka qenë dhe mbetët tema që ndan protagonistet kryesor të saj.
LVV-ja ka përçarjen, linçimin e injorancën të njërës palë ndaj tjetrës duke dëshmuar fuqishëm që nuk ndryshon asgjë nga subjektet tjera politike përveç asaj që është më radikale edhe në linçim të vet strukturave, individëve e deputeteve të saj./LipjaniPress.com//