LipjaniPress

Masa të reja të mbrojtjes së kufijve: Prej sot kosovarët e kanë më vështirë të kalojnë ilegalisht në Zvicër

Lajme

Problemi me kalimet ilegale të kufirit jugor (me Italinë) të Zvicrës janë bërë burim shqetësimi edhe për Bernën zyrtare.

Rojet kufitare në atë segment kufiri janë të mbingarkuara me punë ndërsa nuk shihet ndonjë zgjidhje e shpejtë në drejtim të rritjes së numrit të trupave në fjalë. Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të rrezikut që përmes kufijve të depërtojnë në Zvicër edhe terroristë, në mesin e refugjatëve nga zonat e luftës në Siri e gjetiu.

Në këtë kontekst, ministri i financave, Ueli Maurer ka propozuar një masë tjetër: angazhimin e shërbimeve private të sigurimit. Rojet kufitare janë nën kompetencën e Ministrisë së Financave që e drejton Maurer.

Maurer në emisionin “Samstagrundschau” ka thënë se kjo zgjidhje megjithatë ka mangësitë e saj: punonjësit e shërbimeve private të sigurimit janë më pak të trajnuar dhe po ashtu do të kushtonin më shumë se rojet kufitare. Ai po ashtu nuk ka dashur të përmend numrin e punëtorëve që do të ishte i mjaftueshëm për këtë detyrë. Kohë më parë ai kishte kërkuar përforcim të rokave kufitare me 50 policë ushtarakë, gjë që ishte hedhur poshtë nga Këshilli Federal.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Haradinaj për AFP: Dialogu mund të vazhdojë vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

lipjanipress

Nëndega e Dytë e Gadimës së Ulët përkrahë fuqishëm Dr.Fitim Selimin

lipjanipress

Prej prillit Policia e Kosovës me uniformën e Kosovës, nis misionin në vendet e BE-së

lipjanipress

Çfarë po ndodh me Presidentin turk?(VIDEO)

lipjanipress

Mogherini raporton të hënën për vizitën e saj në Kosovë

lipjanipress

Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

lipjanipress

Selatin Retkoceri: Qytetarët kanë rastin që tani ta ndëshkojnë keqpërdoruesin e parasë publike (FOTO)

lipjanipress

Harrojeni Gjermaninë, ky vend hapi rrugën për punësim dhe “letra”, ja si mund t’i merrni shumë lehtë

lipjanipress

Kushtet e komuniteteve për Kurtin

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Shpërthen një bombë në qendër të Beogradit, dridhet i gjithë qyteti (Foto dhe Video)

lipjanipress

Cormack: Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Republikës Serbe  

Rexhep Isufi
Skip to toolbar