LipjaniPress

Mbahet mbledhja e KK-së ,të Lipjanit: Votëbesimi i kryesueses tëKuvendit të Komunës Vlora Limani-Hajnuni: unë jam këtu që ti masim numrat me që ata kështu e kuptojnë demokracinë,

Lajme Lipjani

Lipjan 16 qershor
Kryesuesja e KK-së,të Lipjanit të premten thirrë mbledhje e jashtëzakonshme me të vetmin rend rdite:Sharkimi im nga pozita e nënkryetarës të KK-së.
“Ata që për sa muaj kërkuan shkarkimin tim, sot e patën rastin por nuk erdhën. Bazuar në shkresën shpjeguese të MAPL-së e cila absolutisht që nuk më obligonë por me qëllim të hapjes rrugë për procese të cilat janë në interes të qytetarit dhe komunës dhe më që PDK dhe AAK kanë insistuar me ngulm edhe në mbledhjen e fundit të KPF të mbajtur në muajin e kaluar, unë kam thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Votëbesimi tim si kryesuese e Kuvendit të Komunës Jemi dëshmitar që tash e disa muaj Kuvendi i Komunës ka qenë po thuajse i bllokuar nga ana e deputetëve të PDK-AAK –së me pretendimin që i kanë numrat dhe përmes numrave mund të përmbysin gjitha duke bllokuar vendime të rëndësishme për qytetarët e Lipjanit, sic janë; rritja e buxhetit, bartja e të hyrave, rishikimin e buxhetit subvencionet për klubet sportive, subvencionet për bujqësi dhe vendimin për heqjen e shpenzimit të varrimit përmes BIK-ut dhe shumë e shumë vendime tjera të rëndësishme për Komunën e Lipjanit”, tha ajo për LipjaniNeës.
“Për krejt këta muaj PDK-AAK vetëm sa nuk i ka ngreh edhe shpatat për të luftuar për pozitën e Kryesuesit të Kuvendit dhe sot ne jemi këtu edhe unë jam këtu që ti numrat me që ata kështu e kuptojnë demokracinë, numra por jo procedura masim. Më kanë akuzuar për një milion shkelje fantome ligjore, për shkelje të rregullores së punë së kuvendit e çka jo tjetër. I kanë përzier aq shumë punët duke u thirr në numra sa që nuk kanë pas kohë as të ulën dhe të diskutojnë dhe ta shkruajnë një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme ashtu siç e thotë Ligji mbi vetëqeverisjen lokale, pavarësisht qe për këtë gjë ju kemi treguar edhe unë por edhe Kryetari i Komunës nga kjo foltore. Por natyrisht ata asnjëherë nuk e kanë bërë një kërkesë të tillë nuk e kanë bërë as tash sepse ata thjesht nuk kanë qenë asnjëherë dhe nuk janë as tash të interesuar të marrin pozitën e Kryesuesit të Kuvendit. Ata nuk kanë qenë për asgjë tjetër të interesuar përveç se të bllokojnë procese dhe projekte të cilat do të ndodhnin në Komunë”, pohoi Hajnuni.
Ata kanë insistuar që të heqin nga rendi i ditës të gjitha propozim vendimet që kanë të bëjnë me buxhetin sepse aty ishin të parapara mjetet për ndërtimin e shatorëve të dëshmorëve, shtoi ajo.
“Ishin edhe të parapara mjetet për përfundimin e punimeve në sheshin Adem Jashari dhe në Stadiumin e qytetit dhe shumë projekte të tjera në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit. Në një situatë normale dhe në një vend normal ku partitë politike sillen brenda konditave demokratike, opozita nuk do duhet të ndjehet e kërcuar nga këto projekte sepse as sheshi e as stadiumi nuk janë te LDK-së dhe Imri Ahmetit, edhe pse dorën në zemër këto do mbetën projekte të lidhura ngushtë me emrin e tij. Në një demokraci normale opozitës nuk do të duhej ti pengonte ndërtimi i shtatoreve të dëshmorëve të Kombit, e jo sidomos atyre që për 18 vite janë thirr dhe kanë përfitu në emër të luftës dhe dëshmorëve dhe kanë proklamuar që janë ma shqiptar se sa të gjithë ne, më patriot se sa të gjithë ne, pohoi më tej.
“Dhe tani më që ata nuk janë këtu, me që ata s’kanë pas as guximin dhe as kurajën të jenë në këtë seance të jashtëzakonshme për të cilën iniciator ishin veta ata , jam e vetëdijshme që nga distanca do vazhdojnë të flasin demagogët, dirigjuesit dhe skenaristët e cirkut dhe komedisë së tyre të ndërtuara bazuar në numra, duke provuar të arsyetohen në forma të ndryshme se pse sot mungojnë në këtë seancë. Unë ju them që sot ata do të duhej të merrnin guximin të ishin këtu dhe të ballafaqohen fillimisht me numrat e tyre të famshëm dhe pastaj me ne. Në fund tashmë gjithçka është e çartë dhe për sheshazi, ata janë bllokues të proceseve në Komunë dhe para vetës nuk kanë asnjë interes tjetër pos atë të klanit të tyre”, tha në fund Kryesuesja Hajnuni ./LipjaniPress/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rrëfimi i qytetarit që u detyrua t’i japë zyrtarit qeveritar 20 mijë euro për të hequr një lëndë nga gjykata (Video)

lipjanipress

Milaim Zeka: Nëse ju vrau PDK-ja pse bëtë koalicon me ta?

lipjanipress

MURAT JASHARI ME “LIRI ATDHEUT” DYSHOHET SE KËRKOI PARA NGA BASHKATDHETARËT PËR VRASJEN E TRADHTARËVE

lipjanipress

N J O F T I M:Njoftohen qytetarët për vazhdimin e afatit të konkursit publik për ndarjen e banesave në Komunën e Lipjanit.

lipjanipress

Pas sulmit terrorist në Londër, Parlamenti merr një vendim

lipjanipress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

lipjanipress

Publicitet me hapësirën reklamuese në Portalin LipjaniPress ju do të jeni më afër votuesve potencialë tuaj.

lipjanipress

I.Gashi: GURAKUQI POET E PATRIOT I FLAKET

lipjanipress

Vala e emigrantëve në pranverë, përgatitet edhe Kosova

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nderon kampionin olimpik në mundje Shaban Tërstena

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Ushtria bëhet sivjet

lipjanipress
Skip to toolbar