LipjaniPress

MBAHET MBLEDHJA E KËSHILLIT TË QENDRËS SË LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË LIPJAN

Lipjani

Qendra e Lëvizjes VETËVNDOSJE! në Lipjan ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Qendrës, të parën për këtë vit, ndërsa të tretën që nga zgjedhjet e brendshme.
Në mbledhjen e Këshillit ka marrë pjesë edhe deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! znj. Donika Kadaj – Bujupi, e cila ka përshëndetur punimet e këshillit dhe ka mbajtur një fjalë rasti rreth situatës politike në vend dhe nevojës së mobilizimit të organizatës dhe secilit aktivist.
Në vazhdim të punimeve, para delegatëve të Këshillit, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVNDOSJE! në Lipjan z. Selatin Retkoceri prezantoi një raport pune, ndërkaq Sekretari z.Fadil Spahiu shpalosi raportin tremujor të financave të Qendrës. Të dy raportet u aprovuan nga delegatët e pranishëm.
Këshilli i Qendrës ka vazhduar punimet me procedimin e pikave tjera të rendit të ditës, ku ndër të tjera u zgjodh drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lipjan, znj. Albulena Kelmendi, profesoreshë në Gjimnazin e Lipjanit. Ndërsa znj. Labërie Nishori u zgjodh zëvendës kryesuese e Këshillit, e cila është edhe anëtare e kryesisë së Qendrës.
Po ashtu, Këshilli zgjodhi në mënyrë të fshehtë dhe plotësoi vendet e lira të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, duke e kompletuar kryesinë në përputhje me statutin. Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, aktualisht në përbërjen e saj ka 5 (pesë) anëtare gra e vajza aktiviste. Angazhimi i madh i gruas aktiviste është një dëshmi e fuqishme se Lëvizja VETËVENDOSJE! është adresa e duhur për angazhim politik pa dallime në drejtim të arritjes së ndryshimeve shoqërore e politike në vendin tonë.
Pas përmbylljes së punimeve të Këshillit të Qendrës, Kryesia e re dhe e kompletuar me anëtar të rinj kanë mbajtur një mbledhje ku janë pranuar detyrat dhe përgjegjësitë e secilit anëtar të kryesisë, duke u zotuar që të punohet me përkushtim drejt përmbushjes së objektivave të planifikuara./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Për një qeverisje që nuk e kemi parë në Lipjan Shkruan: Albulena Kelmendi

lipjanipress

Dy policë nga Lipjani shpëtojnë jetën një të moshuare – tentonte të vetëvritej

lipjanipress

PDK-Lipjan z. Hajrullahu vizitoi familjen Bekteshi në Rufc të Ri

lipjanipress

Lajmi i portaleve të pushtetit se Lëvizja VETËVENDOSJE! është në panikë ka rritur interesimin e qytetarëve për t’ju bashkuar Lëvizjes.

lipjanipress

Lladrovci bëri homazhe të lapidari i dëshmorit Shaqir Hoxha nga Shala e Lipjanit

lipjanipress

Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen publike të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti me qytetarët e Komunës së Lipjanit.

lipjanipress

Daut Haradinaj: Fitim Selimi do te jetë Kryetar i Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon Komunën e Lipjanit me miell, pako higjenike dhe ushqimore

lipjanipress

170 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Sitnica

lipjanipress

Në sheshin Adem Jashari në Lipjan shumë shpejt do të vendoset Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari

lipjanipress

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

lipjanipress

450 mijë euro për ndërtimin e Stadiumit në Lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar