U mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Lipjan, të cilin e drejtoi znj, Selvije Halimi, u.d. së kryetarit të degës. Në këtë takim anëtarët e Këshillit Drejtues votuan unanimisht listën e kandidatëve të mundshëm për Kuvendin Komunal. Lista e Partisë Demokratike përmban kuadro të profileve të ndryshme dhe është renditur mbi bazën e përfshirjes së terrenit, strukturës gjinore, kuadrove me virtyte të larta dhe besueshmëri tek qytetarët nga zonat që vijnë, si dhe në bazë të angazhimit në strukturat e Partisë.
Dega e PDK-së në Lipjan, u uron suksese të gjithë kandidatëve të saj në zgjedhjet lokale të 22 tetorit!/LipjaniPress.com//
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: