LipjaniPress

MD e Serbisë: Kurrë s’kemi fshehur dokumentet për krime

Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, në një përgjigje dërguar redaksisë së Radios Evropa e Lirë në Beograd, thotë se “Ministria… asnjëherë nuk ka fshehur dokumentacionin për krimet e pretenduara të kryera gjatë periudhës së konfliktit në territorin e Kosovës dhe Metohisë në vitin 1999, dhe as gjatë zhvillimeve të tjera të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së”.

Radio Evropa e Lirë para një muaji i është drejtuar Ministrisë me pyetje, pasi Fondi për të Drejtën Humanitare me 31 janar ka publikuar dosjen “Zhdukja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë: Operacioni i fshehjes së trupave”.

Në dokument thuhet se ‘fshehjen e trupave të viktimave të krimeve të luftës e ka organizuar dhe kryer atëbotë kreu shtetëror, policor dhe ushtarak, punëtorët e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, por edhe gjykatësit dhe prokurorët’.

Pohohet se Slobodan Milosheviqi ‘i ka dhënë urdhër ministrit të atëhershëm të policisë Vlajko Stojilkoviq që të sanojë terrenin, me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale për krimet’.

Në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, që Radios Evropa e Lirë i është dërguar përmes postës elektronike, thuhet se ky institucion do të bashkëpunojë me organet përgjegjëse shtetërore, dhe se “Fondi për të Drejtën Humanitare është një organizatë joqeveritare që nuk është e autorizuar që të mbledhë dëshmi për krimet e luftës dhe dëshmimin e tyre”.

Njëkohësisht në Ministri nuk flasin për gjetjet e Fondit për të Drejtën Humanitare sipas të cilave kjo organizatë, në bazë të dëshmive nga gjykata e Hagës, Gjykatës për krime lufte të Serbisë dhe burimeve vetanake, ka arritur që të vërtetojë identitetin e 110 personave që kanë marrë pjesë në fshehjen e gjurmëve të krimit.

Saktësohet se bëhet fjalë për pjesëtarët e kreut shtetëror ushtarak e policor.

“Me Kushtetutën e Republikës së Serbisë është e garantuar mbrojtja e të dhënave personale. Mbledhja, mbajtja, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave të personit rregullohet me ligj të posaçëm, me të cilin përcaktohet ndalesa dhe dënohet përdorimi i shënimeve të personit jashtë qëllimit të mbledhjes në përputhje me ligjin, përvec nevojave të nisjes së një procedure penale ose ruajtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë”, thuhet në letrën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pyetjen konkrete të Radios Evropa e Lirë se ku ndodhen, sot njerëzit që sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare kanë marrë pjesë në ‘pastrimin e terrenit’, Ministria nuk ka dhënë përgjigje konkrete, me sqarimin:

“Përgjigja në pyetjen për detyrat që kanë kryer personat ushtarak profesional gjatë kohës së shërbimit aktiv, lëvizja e tyre në shërbim gjatë dhe pas zhvillimeve të luftës, si dhe emrat e mbiemrat e komandantëve të caktuar dhe udhëheqësve të njësive luftarake gjatë kohës së zhvillimeve në Kosovë dhe Metohi në vitin 1999, nuk mund t’i vihen në dispozicion publikut në bazë të hulumtimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare”.

Në Ministri thonë se ‘nëse gjatë kryerjes së detyrave në kohë të gjendjes së luftës pjesëtarët profesionalë të Ushtrisë së Jugosllavisë kanë kryer ndonjë vepër penale dhe me këtë I kanë tejkaluar kompetencat, të dhënat për këtë I jepen prokurorisë publike dhe gjykatës për procedim të mëtejmë”.

“Për këtë dëshmon fakti se Ministria e Mbrojtjes me vite të tëra ka vepruar në bazë të kërkesave të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, si dhe të gjitha organeve shtetërore përgjegjëse për procedimin e krimeve të luftës, duke dhënë të gjitha shënimet dhe dokumentet”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, të Drejtorisë për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Krijimi i Qeverisë së re proces i komplikuar, ja çfarë thonë analistët

lipjanipress

“Topliqani per Sejdiun” mbledh 2765€ per 12 ore

lipjanipress

Shisnin trupin për para, Gjermania arreston 35 homoseksualë nga Ballkani

lipjanipress

Nënkryetari Tasholli nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim ekonomik

lipjanipress

Në 36 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

lipjanipress

Asnjë qeveri s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale

lipjanipress

Mentor Vishesella: padi në Gjykat, Padi kjo e drejtuar Partis Demokratike të Kosovës dhe Kandidatit për Kryetar Ismet Hajrullahu

lipjanipress

Qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë s’po mund të pajisen me dokumente

lipjanipress

Në qytetin e Lipjanit është ngritur Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari (VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Anita me puthje i uron Ramushit postin e kryeministrit (Video)

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

NATO strikt neutrale ndaj statusit: Nuk ua njeh Mustafës e Thaçit postet që i mbajnë

lipjanipress
Skip to toolbar