LipjaniPress

Mediat ndërkombëtare: Vrasja e Ivanoviq mund të shkaktojë trazira në Kosovë

Lajme

Vrasja e Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës mori vëmendjen e disa prej mediave më të rëndësishme botërore, që shkruan për këtë atentat. Në këto shkrime Ivanoviq cilësohet si politikan i shquar. Aty përmendet ndalja e bisedimeve Kosovë-Serbi, madje dhe bombardimet e NATO-s.

Mediat botërore i dhanë hapsirë të madhe reagimeve të zyrtarëve serb lidhur me këtë ngjarje, ndërsa pak shkruan për reagimet e Prishtinës zyrtare, shkruan Gazeta Express.
CNN shkruan se atentati ndaj politikanit të shquar serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq ishte edhe arsyeja e anulimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që ishte paraparë të fillonin sot.

Ata cituan edhe deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksancër Vuçiq, që cilësoi ngjarjen si një akt terrorist, si dhe për premtimin që ia ka bërë i njëjti gruas së të ndjerit.

“Serbia do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Të njëjtën ia premtova edhe gruas së Oliver Ivanoviqit, do të gjejmë vrasësin ose vrasësit”, citohet të ketë thënë Vuçiq në një deklaratë për media pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

CNN citon edhe shefin e misionit të OSBE-së, Jan Braathu, që thotë se kjo ngjarje është një test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

Sipas shkrimit të publikuar në The Independent, 64 vjeçari, Oliver Ivanoviq ishte njëri nga politikanët kryesorë të Kosovës veriore të mbizotëruar nga serbët, shkruan Express.

Aty shkruhet se ky sulm mund të jetë shkak i tensioneve etnike në Kosovë.

“Sulmi ka të ngjarë të rrisë tensionet etnike në Kosovë, një provincë serbe e cila shpalli pavarësinë në 2008”, përfundon shkrimi.

Në shkrimin e publikuar në New York Times, Ivanoviq cilësohet zëri kryesor i bashkëjetesës etnike, vrasja e të cilit do të rrisë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, që refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në tekst përmendet edhe paralajmërimi i Vuçiq për qeverinë e Kosovës duke thënë se vrasja është pjesë e fushatës së shqiptarëve të Kosovës për të marrë kontrollin në këtë pjesë dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka asnjë rol në këtë akt terrorist, siç thotë ai.

BBC shkruan për vrasjen duke përmendur edhe bisedimet e Kosovës me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që përfunduan menjëherë pas lajmit.

Për Ivanoviq, që cilësohet si udhëheqës i moderuar serb, shkruhet edhe se po hetohej për krime lufte në Kosovës gjatë vitit 1999.

Në këtë shkrim thuhet se Kosova, që nga ndarja me Serbinë mbetet e ndarë etnikisht. Jugu i Mitrovicës udhëhiqet nga shqiptarët ndërsa veriu nga serbët.

Në anën tjetër, The Telegraph shkruan se ngjarja që ndodhi sot në Kosovë flet shumë për pikëpyetjet dhe situatën e tensionuar që ende mbizotëron në rajon, duke thënë se Ivanoviq konsiderohej si demokrat dhe i moderuar.

The Guardian shkruan se vdekja e Ivanoviq do të komplikojë marrëdhëniet e trazuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, që vazhdon ta cilësojë ende rajon të shkëputur Kosovën.

Në shkrim ngrihen edhe pikëpyetje mbi misionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe për sundimit të ligjit.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetari Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve

lipjanipress

Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

lipjanipress

Lufta e 3-të botërore?! Ja ku do të fshihen njerëzit më të pasur në botë në këtë kohë katastrofike

lipjanipress

Mesazhi i Papa Françesku për Kosovën: Mos bëni luftë

lipjanipress

U bënë gati katër muaj të bllokimit të punës së Kuvendit komunal nga Kryesuesja e KK- së në mënyrë të jashtëligjshme duke shkel rëndë LVL

lipjanipress

Drejtori i Klinikës: Vllasi jashtë rrezikut, aktualisht s’ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt konsultativ me Këshillin e drejtorëve

lipjanipress

Thaçi e Pacolli kthejnë në Kosovë gjashtë ambasadorë

lipjanipress

Qeveria Mustafa pranë rrënimit, ja çfarë thotë partia e tij për koalicionin

lipjanipress

Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan:PËRKRAHJA E MADHE PËR KRYETARIN RETKOCERI NË JANJEVË E KA FUTUR NË PANIK IMRI AHMETIN

lipjanipress

Ministrja serbe e Drejtësisë: Nuk ka arsye që kërkesa për ekstradimin e Haradinajt të refuzohet

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress
Skip to toolbar