LipjaniPress

Megjithatë, Berisha nuk do të bëhet këshilltar i Qunit

Lajme

Ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni, me të marrë detyrën, i ka propozuar ish-ministrit Rrustem Berisha që të angazhohet si këshilltar i tij.

Ky i fundit ka sqaruar se nuk do të pranojë të bëhet këshilltar politik i tij, por shtoi se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë ministrit Quni, qoftë si këshilltar i jashtëm apo edhe të angazhohet në këshillimin e tij në formë miqësore.

Berisha sqaroi se arsyen pse nuk do të marrë postin e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes, sepse edhe për një vit përfiton 70% të pagës së ministrit. Kështu që këtë pozitë tha që është më mirë ta marrë dikush tjetër.

“Po unë isha aty dhe u befasova me propozimin e tij, por megjithatë unë e kam shprehur gatishmërinë që çkado që ka nevojë e që është në interes të FSK-së jam i gatshëm me ndihmu. Por jo si këshilltar, sepse unë veç e kam statusin e rregulluar, domethënë 70% të rrogës e marr një vit. Nuk kam arsye për me nxënë një vend aty, por jam i gatshëm qoftë si këshilltar i jashtëm, qoftë edhe vetëm kështu me i ndihmu kur ka një temë ose çka do që e vlerëson për ndonjë konsultë që mundem me i ndihmu”, deklaroi ai për RTV21.

Ish-ministri Berisha megjithatë la të hapur mundësinë që në të ardhmen të angazhohet në këtë pozitë.

“E shohim se si do të shkojë situata. Me rëndësi që i kam garantuar dhe ofruar bashkëpunim për çfarëdo teme që ai konsideron që duhet me u këshillu ose duhet me marrë mendimin tim”, u shpreh ai.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njoftim: Komuna Lipjanit

lipjanipress

AKR deri nesër vendos se me kë do të bëjë koalicion

lipjanipress

Konfirmohet vizita e Mogherinit në Mitrovicë

lipjanipress

Thaçi, takim urgjent me ambasadorët e Quint-it – më pas konferencë për media

lipjanipress

Nëndega e Dytë e Gadimës së Ulët përkrahë fuqishëm Dr.Fitim Selimin

lipjanipress

Lideri i Hezbollahut: Jemi optimist sepse Shtëpinë e Bardhë tash e udhëheq një idiot

lipjanipress

Thaçi dhe kryediplomati norvegjez i shijojnë bashkë birrat e Prishtinës

lipjanipress

Babë e bir i sulmojnë mësimdhënësit në Gjilan me sopat

lipjanipress

Pal Lekaj ia atribuon meritat për pavarësinë e Kosovës shefit të tij

lipjanipress

Policia gjermane tregon se çfarë gjeti në banesën e sulmuesit kosovar në Dusseldorf

lipjanipress

Prizren: Për t’u shpëtuar shefave hidhet nga kati i dytë

lipjanipress

Tërmkolli akuzon PDK’në: Po fshiheni pas opozitës

lipjanipress
Skip to toolbar