Mentor M Vishesella në një prononcim për LipjaniPress, i drejtohet të gjithë komandantëve nëse kanë guximin të ballafaqohen me një debat “Sy me Sy” para mediave.
Më posht mundë ta lexoni edhe shkrimin e z.Visheselles ku kishte plasuar në rrejtin social në profilin e tij
————————————————————————-
Të nderuar miq, shokë e bashkëluftëtar të “Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova” Unë jam shumë i shqetësuar me disa shkrime në disa portale se kinse unë Mentor Vishesella nuk kam qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Unë jam inkuadruar si vullnetarë në UÇK me datë 25 Shtator 1998 si njëri ndër ushtarët më të ri në moshë 15 vjeçare, unë nuk jam Ushtarë i kohës së mobilizimit dhe kërkojë nga Organizatat e dala nga Lufta, OVL e UÇK-së që sa ma parë të sqarohen për këtë rast dhe disa emra të tjerë që ndjejë keqardhje si Bislim Selimi edhe Faton Zejnullahu si bashkëluftëtar në kohët më të vështira.
Turpi qoftë mbi ata Komandant që kanë bërë veteran pa qenë fare për interesa politike e materiale.