LipjaniPress

Mërgimtari kosovar tregon tmerrin që i ndodhi në Serbi

Lajme

Një mërgimtar shqiptar që jeton në Gjermani, përmes një letre t, ka rrëfyer një ngjarje të tmerrshme që i ka ndodhur gjatë kthimit nga Kosova për në Gjermani.

Sipas këtij mërgimtari shqiptar, që ka dashur të mbetet anonim, e gjithë ngjarja ka ndodhur në një pompë afër Nishit në Serbi.

“Ngjarja ka ndodhur afër Nishit sa ishim duke pushuar në një pompë benzine, janë ardhë dy persona të maskuar, kanë thyer xhamat e veturës dhe na e morën çantën e gruas me 950 euro, telefonin dhe gjësende të tjera”, rrëfen ai për ‘Bota sot’.

Ai ka treguar se menjëherë ka telefonuar Policinë, por ka dyshime se e gjithë plaçkitja ka qenë e përgatitur nga punonjësja e pompës ku ishin duke pushuar, pasi sipas tij, ajo nuk ka treguar atë që ka parë Policisë.

“Pardje duke u kthyer nga Kosova jemi ndalur afër Nishit për një pushim se isha shumë i lodhur, gjatë pushimit ishim duke fjetur të gjithë fëmijët dhe gruaja. Pas gjysmë ore pushim kemi dëgjuar dy kërsitje të mëdha, dy persona te maskuar një nga ana e gruas dhe një nga ana ime na i thyen xhamat dhe me një agresivitet të madh na e morën çantën e gruas më të holla dhe tel. E gjithë ngjarja ndodhi për 5 minuta dhe ikën. E informuam policinë, ata erdhën pas 10 min, dhe ju treguam ngjarjen por nuk ndërmorën asgjë vetëm na thanë që kemi kaluar mirë se normal janë shumë agresivë në raste të tilla, edhe pse aty kishte kamera sigurie dhe e pyetën edhe punëtoren e pompës po ajo tha nuk ka pare dhe nuk ka dëgjuar asgjë, kjo mu duk sikur të ishte e lidhur edhe punëtorja po edhe policia me ata plaçkitësit”, tregon ngjarjen e tmerrshme që i kishte ndodhur mërgimtari shqiptar.

Sipas tij, ai këtë lajmërim e ka bërë që qytetarët shqiptarë të kenë kujdes gjatë udhëtimeve për në vendet e BE’së nëpër Serbi.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Zemaj ironizon me opozitën për Demarkacionin

lipjanipress

Zëvendësdrejtori i AKI-së s’shkon për të raportuar para Komisionit për gylenistët

lipjanipress

Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime(VIDEO)

lipjanipress

Zaev sot në Gjykatë për seancën e re të rastit “Ryshfeti”

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi disa nga projektekt që janë drejt finalizimit

lipjanipress

ZHURMA PËR KRIMINELET SERB

lipjanipress

Lirak Çelaj përmendet si kandidat për Kryetar të Prishtinës në tubimin e PDK-së

lipjanipress

Poeti Lulzim Tafa në revistën “The World Poets Quarterly”

Press Lipjani

Zyrtari i EULEX’it: Sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës kur bën gabime

lipjanipress

Vuçiqit i pengon Haradinaj si negociator në Bruksel

lipjanipress
Skip to toolbar