LipjaniPress

Mesazhe paqeje e tolerance për Kurban Bajram

Lajme Lipjani

Besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit në Kosovës e kanë nisur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih”, ku kanë bërë faljen e namazit të Bajramit. Drejtues të Medresesë “Alaudin” në Prishtinë dhe kryeimam kanë adresuar mesazhe urues me rastin e kësaj feste.

Festa e Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice. Simbolikë tjetër e kësaj feste është therja e kubanëve dhe dhuratat ndaj të varfërve.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora në mesazhin e Kurban Bajramit tha se sot me tepër se kurrë bota ka nevoje për paqe dhe harmoni. Ai ka ftuar dhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të punojnë më shumë për fuqizimin e shtetësisë.

“Nga ky vend i bekuar i ftoj të gjithë udhëheqësit tanë politike dhe qytetarët e Republikës se Kosovës që të punojnë dhe kontribuojnë edhe më shumë për ndërtimin dhe fuqizimin e mëtejmë të vendit tonë. Kontributi ynë për ndërtimin e një shteti funksional ku do të respektohet e drejta e çdo individi është amanet mbi amanetet dhe është detyrë e shenjtë”, tha Bajgora.

Në xhamin e madhe në Prishtinë, në ligjëratën e tij, për fenë dhe festën e Kurban Bajramit, Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, tha se qytetarët në Kosovës në këtë ditë feste duhet të tregohen solidar për familjet në nevojë.

“Ju sot përmes sakrificës tuaj që do të bëni, do të mundësoni që festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë edhe jetimët, skamnorët njerëzit në nevojë, sepse vetëm kështu i shtohet kuptimi kësaj feste të shenjtë. Dobitë e fesë janë të panumëruara dhe njëra nga to është vlera e përmendjes së Zotit”, tha Çunaku.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, besimtarët islamë i kanë uruar edhe udhëheqësit e institucioneve më të larta dhe ata të partive politike. Në urimin për këtë festë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se “kjo festë e solidarizimit, humanizmit dhe bashkimit të qytetarëve, uroj që të sjellë sa më shumë gëzime, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tuaja”,ka shkruar Thaçi në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Ai ka shkruar po ashtu se “Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe vlerat tjera që po kultivohen në shoqëri”.

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës në largim Isa Mustafa, me rastin e festes ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ai ka thënë se “Festa e Kurban Bajramit e gjen shoqërinë tonë në përpjekje e sipër për të zhvilluar e forcuar rrugëtimin tonë, për zhvillim, paqe dhe integrime euroatlantike, tashmë të dëshmuar si të drejtë e të dobishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë”, thuhet në mesazhin e kryministrit Mustafa duke vazhduar se “Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë pandalshëm angazhimin për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të dëshmuara për të mirën e lirisë, barazisë dhe tolerancës për të gjithë qytetarët e Kosovës”./rel/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ja ku e kishte kaluar natën 4 vjeçari i humbur në Mramor

lipjanipress

Osmani: Kur thosha se PDK-ja nuk i respekton marrëveshjet, në LDK shanin e bërtisnin

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan -Grackë

lipjanipress

Lokja nga Lipjani të cilës iu vranë 5 meshkuj të shtëpisë rrëfen se si e shau serbin në sy (Video)

Granit

Kryeministrja britanike paralajmëron Skocinë: S’mund të jeni pjesë e BE’së si të pavarur

lipjanipress

Anija kozmike arrin në Gjithësi

lipjanipress

Ky është dëmi më i madh që Thaçi ia shkaktoi Kosovës (VIDEO)

lipjanipress

Ashkalit e Lipjanit të mobilizuar për Zgjedhjet Lokale

lipjanipress

Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Lipjan Njofton

lipjanipress

Hyseni takon ambasadorin e Hungarisë: Flasin për vizat

lipjanipress

Gazetari Musa Mustafa është kërcënuar me jetë, përmes një SMS-je të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO.

Press Lipjani

Lipjanasit e interesuar për grantet e Organizatës “HELP”

lipjanipress
Skip to toolbar