LipjaniPress

Mishi i kalbur nga Brazili, BE në alarm! Po Shqipëria?

Lajme Shqipëri

Vendet më të mëdha konsumatore të mishit me origjinë nga Brazili kanë ndaluar importet nga ky vend, pas lajmit se kompanitë e mishit kanë shitur produkte të dëmshme prej vitesh.
BBC lajmëron se vendet e Bashkimit Europian njoftuan se nuk do të blinin më mish nga kompanitë braziliane të përfshira në këtë skandal. Kina ka ndaluar krejtësisht importin e mishit të kuq me origjinë nga Brazili. Në fundjavë, u publikua lajmi i një operacioni policor që zbuloi se kompanitë braziliane të ambalazhimit të mishit kishin shitur prej vitesh mish të kalbur dhe që nuk plotësonte standardet më minimale. Hetimi ndaj kompanive zgjati dy vite dhe rreth 1,000 oficerë policie u angazhuan në operacionin që shënjestroi plot 194 fabrika. 30 persona u arrestuan dhe 30 zyrtarë të tjerë të qeverisë po hetohen për korrupsion, pasi u zbulua se kishin marrë ryshfet për të mos raportuar mbi shkeljet e identifikuara. Tre fabrika të ambalazhimit të mishit u mbyllën dhe 21 të tjera janë subjekt hetimi për shkak të higjenës së mangët. Mes tyre janë edhe JBS, eksportuesi më i madh i mishit të viçit dhe lopës në botë dhe BRF, prodhuesi më i madh i pulave dhe shpendëve në botë. Policia federale braziliane ka deklaruar se mishi i kalbur në shumë raste është trajtuar me acide dhe me produkte agresive kimike për të dhënë ngjyrimin e duhur artificial mishit të kalbur. Policia vendase deklaron se në disa raste produktet e përdorura ishin kancerogjene. Në rastet e prodhuesve të shpendëve, kompanitë përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfitimet në peshë. Industria e produkteve shtazore luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Brazilit, që është eksportuesi më i madh në botë i mishit të kuq dhe shpendëve. Qeveria e Brazilit, sipas BBC-së ka shtuar përpjekjet për të shmangur një sanksion të fortë ndaj eksporteve të mishit. Presidenti Michel Temer u angazhua në takime urgjente me diplomatë të huaj në përpjekje për t’i bindur që produkti në fjalë ishte i sigurt. “Parregullësitë janë zbuluar në vetëm 21 nga 4,837 fabrika që i nënshtrohen inspektimeve të rrepta qeveritare” deklaroi presidenti. Por Bashkimi Evropian, Kina, Korea e Jugut dhe Kili aplikuan masa të rrepta kundër produkteve shtazore nga Brazili. Në vitin 2016, këto vende përbënin një të tretën e destinacioneve të eksportit të mishit nga Brazili. Sa prekemi nga skandali i cilësisë së mishit nga Brazili? Edhe Shqipëria furnizohet gjerësisht me produktet e mishit të viçit, lopës dhe pulave nga Brazili. Pjesa më e madhe e importeve shqiptare të mishit destinohet për fabrikat e përpunimit të mishit, për të dalë në treg me produktet e sallamerisë. Shqipëria dhe Kosova importojnë mish të kuq dhe mish shpendësh me vlerë miliona euro në vit nga Brazil, dhe në vlera më të vogla nga SHBA, Holanda, Italia dhe Gjermania. Por asnjë autoritet shqiptar nuk ka dhënë ndonjë deklarim për konsumatorët dhe për cilësinë e importit të mishit në vend. Asnjëra nga kompanitë e mëdha të përpunimit të mishit dhe prodhimit të sallamit në Shqipëri nuk e cilëson origjinën e mishit të përdorur në etiketat e veta ushqimore./AgroWeb.org

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Musliu thotë se gjendja e shqiptarëve në Veri është e rëndë

lipjanipress

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi mbesin në paraburgim

lipjanipress

Ardhja e mërgimtarëve, rrit numrin e aksidenteve

lipjanipress

Molliqaj thotë se veç një Qeveri e re zgjidh problemin e Veriut

lipjanipress

U promovua enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut

Press Lipjani

Begaj: Krenar që Nuk Kishte Asnjë të Vdekur nga Rriqrat

lipjanipress

Pas njohjes, Hoxhaj viziton Singaporin për bashkëpunim ekonomik(VIDEO)

lipjanipress

Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

lipjanipress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

lipjanipress

Skandal në Beograd: “Vëllazëria” serbo-ruse përfundon në therje me thika (VIDEO)

lipjanipress

KF “Arbria” meritojnë falenderim të veçantë.

lipjanipress

Veseli deputetëve: Punoni më shpejt

lipjanipress
Skip to toolbar