LipjaniPress

Mohgerini ndryshon agjendën, në Kosovë vjen të shtunën

Lajme

Prfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot ka filluar turneun e saj në shtet e Ballkanit. Por, rruga e saj drejt Kosovës është shtyrë edhe për një ditë.

Vizitën e paraparë që ta zhvillojë të premten në Prishtinë, ajo do ta zhvillojë ditën e shtunë. Mogherini ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.

Mogherini do të arrijë në kryeqytetin kosovar me 4 mars, që në fakt është edhe vizita e saj e fundit si pjesë e këtij turneu katër ditor në Ballkan.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, njofton gazetametro.

Përndryshe, turneun e filluar sot në Mal të Zi, ajo do ta vazhdojë në Bosnjë ku do të qëndrojë në datën 2 mars, pastaj në Serbi dhe Shqipëri, pasiqë që të dy vendet do t’i vizitojë në të njejtën ditë, me 3 mars.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Policia për 24 orë shqipton numër rekord të gjobave në trafik

lipjanipress

KEDS-i kishte mashtruar me reduktime, dënohet me 45 mijë euro

lipjanipress

N J O F T I M:Njoftohen qytetarët për vazhdimin e afatit të konkursit publik për ndarjen e banesave në Komunën e Lipjanit.

lipjanipress

A e dini se kryeministri i Kanadasë është feminist?

lipjanipress

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1878/1789:NJËQIND E KATËRDHJETË VJETË MË PARË (FOTO)

lipjanipress

Presidenti dhe Kryeministri s’thonë asnjë fjalë për dorëheqjen e Shefit të AKI’së

lipjanipress

Nëse Thaçi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën, Vuçiq e ka një përgjigje

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress

Këshilltari i Presidentit: Me 11 qershor nuk kemi zgjedhje, por referendum

lipjanipress

Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Aksidentohet autobusi, 28 të vdekur (FOTO)

lipjanipress
Skip to toolbar