LipjaniPress

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

Lajme

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sonte tregoj detaje mbi qëndrimin në jaht në Budvë të Maqedonisë e ku tregoi se u ftua nga drejtori i birrarisë Peja dhe më pas aty ka ardhur edhe shefi i korporatës Devolli, Blerim Devolli.

Molliqaj ka folur në emisionin “Click” në TV 21, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe me qëndrimin e Ahmetit në jaht me kompaninë e përfolur për afërsi me partitë politike në pushtet.

Molliqaj ka thënë se Devollët kanë zhvatur Kosovën dhe këtë ia kanë mundësuar partitë në pushtet, PDK dhe LDK, por këtë gjë sipas tij nuk do të mund ta bëjnë me Vetëvendosjen.

“Sa i përket VV-së ata nuk kanë shans me kap VV-në e as Ahmetin. Nuk bëhet fjalë”, ka thënë Molliqaj.

Madje Molliqaj ka dalë vullnetar që të bartë vet ai pasojat nëse kjo gjë ndodhë atëherë ai do të jap dorëheqje nga Vetëvendosje.

“Garantoj qind për qind se japë dorëheqje nëse në një moment del çfarëdo lidhje e VV-së me Devollët”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka lënë të nënkuptohet se Vetëvendosje nuk do ta thirr në përgjegjësi Ahmetin ashtu sikurse ka deklaruar para disa dite, shefi i grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

lipjanipress

Treshja e PDK-së me mesazh të koduar »: Punët e mëdha fillojnë nga një hap i vogël

Granit

Nëna e poston në Facebook foton e djalit që e pësoi nga sëpata e kosovarit( Pamje të rënda)

lipjanipress

Lajm i keq për Greqinë, BE nuk nënshkruan ndihmën financiare

lipjanipress

Haradinaj: Mali i Zi në NATO siguri për rajonin, do ta përfundojmë edhe demarkacionin

lipjanipress

Glauk Konjufca: Nëse Shpendi ishte me jahtin e Devollëve, duhet të merret në përgjegjësi

lipjanipress

Haxhinjtë e rinj kthehen në Kosovë, dy nga ta vdesin në Mekë (VIDEO)

lipjanipress

Universiteti “Haxhi Zeka” nuk ka para për bursa

lipjanipress

MD e Serbisë: Kurrë s’kemi fshehur dokumentet për krime

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas

lipjanipress

Familja gjakovare ua falë gjakun e dy djemve familjes nga Peja

lipjanipress
Skip to toolbar