LipjaniPress

“Murtaja e bardhë” në Serbi, çdo vit një qytet më pak

Lajme

Serbia vjet ka pasur vitin më të zi demografik qëkur mbahet statistika: Kanë vdekur 100 mijë persona e janë lindur më pak se 65 mijë foshnja, transmeton Koha.net.

Për të ndihmuar familjet me shumë fëmijë dhe që të nxisë familjet tjera për të pasur fëmijën e dytë ose të tretë, Serbia natalitetin e ka shpallur për prioritet.

Sivjet, për herë të parë janë ndarë 130 milionë dinarë (mbi 10 milionë euro), mjete pa kthim, për nxitjen e natalitetit.

Për këtë qëllim shteti serb ka paraparë ndihmat dhe mbështetjet financiare: Për fëmijën e parë rreth 38 mijë dinarë (mbi 310 euro), për të dytin 6 mijë dinarë ( 50 euro) në muaj, për të tretin 11 mijë dinarë (afër 100 euro) e për të katërtin 15 mijë dinarë (120 euro) për dy vjet, përcjell b92 .

Me ligjin e ri që po hartohet në këtë shtet parashihet që, që nga viti i ardhshëm për fëmijën e parë të jepen 100 mijë dinarë (mbi 800 euro) e për secilin tjetër shuma do të shtohet.

Sipas statistikave, Serbia ka problem të madh me shtimin natyror të popullatës dhe ajo çdo vit është për një qytet më e vogël. Vetëm vjet kanë vdekur 100 mijë veta e janë lindur 65 mijë foshnja. Gjendja më e keqe është në jug e në juglindje. N ë raport me pjesët tjera të Serbisë, ku në 1 mijë banorë lindin 9 foshnja e vdesin 14 persona, në jug e në juglindje lindin 4 ose 5 foshnja e vdesin së paku 20 veta.

Me 9 foshnja të induar në 1 mijë banorë, Serbi gjendet në vendin e 211- të në botë e me 13.6 vdekur gjendet pothuaj në krye, në vendin e nëntë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Fundjavë e nxehtë por prej të hënës ndryshojnë temperaturat

lipjanipress

OPERACIONET NË ZEMËR NË KOHË PANDEMIE

lipjanipress

Komunat ku udhëheqin koalicionet

lipjanipress

Bilall Sherifi i përgjigjet Anton Berishës: Mos e fut hundën ku nuk e ke vendin

lipjanipress

R E A G I M: Daim Hiseni reagonë publikisht deri tek institucionet relevante në vend

lipjanipress

Vucic i takon liderët serbë të Kosovës në një lokacion të çuditshëm – në Rashkë

lipjanipress

Hoxhaj: Serbia po përgatit skenarë të tjerë të provokimeve në rajon

lipjanipress

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, zgjedhjet e sotme në Kosovë, vlerësohen si shenjë e pjekurisë demokratike të vendit

lipjanipress

Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

lipjanipress

Arrestohet ushtari gjerman, planifikonte sulm terrorist

lipjanipress

Tomë Gashi tregon se kur Haradinaj mund të kthehet në Kosovë

Press Lipjani

A e dini se kryeministri i Kanadasë është feminist?

lipjanipress
Skip to toolbar