Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë i riu shqiptar, Florenc Beqiraj, i cili dyshohet se është dhunuar në burgun e Marsejës.
Prej disa ditësh 23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave, ndërsa prej ditës së djeshme pranë i ndodhej edhe i ati.
Beqiraj prej dy vitesh ishte në Francë ndërsa kohët e fuundit ishte burgosur nga policia pasi ai ishte pa dokumente.
Policia franceze bën me dije se ai ka tentuar vetëvrasjen në burg pasi ka shenja teli në fyt.
Ndërsa familjarët mendojnë se ai është dhunuar nga policia ose nga të burgosurit e tjerë në qeli.
Mjekët i kanë heur aparaturat pa lejen e prindërve.
LipjaniPress ka mësuar se 23-vjeçari shqiptar Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë, pas një jave në gjendje kome.
Motra e, Florenc Beqiraj, foli nga Franca për LipjaniPress.com për ngjarjen e rëndë, ku tha se mjekët i kanë hequr të riut aparaturat pa lejen e prindërve