Në Qendren Kulturore Shqiptare në Stuttgart të Gjermanisë në një atmosferë shumë miqësore,si dhe me një publik të mrekullueshëm, por edhe me praninë e Institucionit të Diplomacisë së Republikes së Kosoves në Stuttgart, MKSh ne Gjermani, LShB, UB Shqiptaro Gjermane, biznesmeni i Unionit të bizneseve shqiptaro -gjermane nga Lipjani Bekim Brestovci, shoqata dhe aktivistë të merituar të çështjes kombëtare në një Akademi Solemne është shënuar 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovë. Për organizim të mirëfillt të 10 vjetorit të Pavarësisë ishte paraparë një agjendë e ngjeshur me aktivitete gjithënjë duke e shënuar numrin 10, si leximi i 10 poezive, nga dhjetë poetë,recituesë të rinjë, këngëtarë dhe valle me motive kombëtare. Mbretëresha e mbrëmjes, në orën letrare isht e, padyshim vajza që shkëlqeu, Erona Tasholli e cila nga juria është shpërblye me çmimin e parë, Portreti i Skënderbeut ,punuar nga Augustin Pergjegjaj, me një vlerë prej 280 euro-sh
Znj. Tasholli ngriti publikun në këmbë jo vetëm për poezinë, por edhe recitimin në stil, monologu që, nga shumë të pranishëm ngjalli emocione lotësh.
Në këtë Manifestim u ndanë edhe shume mirënjohje për veprimtarë dhe kotributdhënës të çështjes Kombëtare.
“Lipjanipress.com” 20 shkurt 2018
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: