PDK- dega Lipjan
Mirenë,28 Prill 2017
Nëndega e Mirenës ,sot ishte nikoqire e takimit të radhës së PDK-së!
Punësimi ,zhvillimi i sektorit të bujqësisë ,investimi në disa projekte mëse të nevojshme për qytetaret e Mirenës ,objekti shkollor , ndriçimi publik etj ,ishin disa nga kërkesat që qytetarët e këtij lokaliteti i parashtruan z. Shukri Bujës, kryetar i degës ,në takimin e radhës që u mbajtë sot në nëndegën e PDK-së në Mirenë.
Kryetari Buja, më tej ka theksuar se të gjitha këto kërkesa tuaja do te futën si prioritet për fshatin tuaj ,për tu realizuar në mandatin e ardhshëm të qeverisjes sonë,por paraprakisht duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht , ku me votën tuaj të largojmë këtë keqqeverisje e cila ka dhënë shumë premtime, që shumica prej tyre ishin boshe e nuk janë realizuar fare, me ç’rast qytetarët janë të zhgënjyer dhe ndihen të mashtruar nga premtimet e pushtetit aktual ka thënë mes tjerash,z. Buja./Lipjanipress.com//
Sektori për Informim dhe Arkiv!
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: