LipjaniPress

Nexhat Çoçaj e Shaip Buduri lirohen nga akuzat për korrupsion

Lajme

Ish-drejtori Komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri, të hënën, janë liruar nga akuza për korrupsion.

Shpallja e aktgjykimit është bërë në Gjykatën Themelore në Prizren, nga trupi gjykues, i kryesuar prej gjyqtares Ajser Skenderi.

“Të akuzuarit lirohen nga akuza në bazë të nenit 364, pika 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, sepse nuk është arritur të provohet akuza”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Shaip Buduri dhe Nexhat Çoçaj akuzoheshin se kanë punësuar profesorin Besnik Krasniqi, në gjimnazin “Gjon Buzuku”, pa konkurs publik.

Sipas aktakuzës, Buduri duke qenë drejtor i shkollës në fjalë, kishte lejuar, profesorin Krasniqi, të japë mësim për pesë muaj, pa kontratë të punës.

Ndërsa Çoçaj akuzohej se ia ka lidhur Besnik Krasniqit kontratën e punës në mënyrë të kundërligjshme, pasi që nuk kishte shpallur konkurs publik për atë vend të punës.

Shaip Buduri, në maj 2016, pas përfundimit të gjykimit të parë, ishte dënuar nga kjo gjykatë me një vit burgim efektiv, ndërsa i akuzuari tjetër Nexhat Çoçaj ishte liruar nga akuza.

Por, Gjykata e Apelit, ka prishur një aktgjykim të tillë, me arsye se nuk është vërtetuar në tërësi gjendja faktike.

Sipas Apelit, gjykata nuk ka arritur të arsyetojë përgjegjësinë e drejtorit të shkollës, Buduri, në punësimin e profesorit, pasi që punësimin e bënë DKA-ja, shkruan betimipërdrejtësi.

Apeli, po ashtu ka gjetur se nuk qëndron arsyetimi se drejtori i DKA-së, Çoçaj, ka lidhur kontratën në bazë të Udhëzimit Administrativ 08/14, pasi që lidhja e kontratës është bërë me 2 shkurt 2014, ndërsa Udhëzimi Administrativ ka hyrë në fuqi më 25 shkurt 2014.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Qeveria ka vendosur t’i pres serbët kurdo që ata vendosin të kthehen në institucione (Video)

lipjanipress

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook

lipjanipress

Call Center Agent bewerben Sie sich als Mitarbeiter im Kundenservice für Vodafone (Prishtina)

lipjanipress

Limaj: Ramush Haradinaj kandidat i opozitës për Kryeministër

Press Lipjani

Suedia ndihmon Kosovën me nga 8 deri 10 milionë euro në vit

lipjanipress

Hajrullahu viziton zyrën komunale për punësim në Lipjan

lipjanipress

Ende e pasigurt mbështetja financiare nga shteti për të akuzuarit nga Specialja

lipjanipress

Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

lipjanipress

Kontingjenti i KFOR-it Italian dhuron donacion për klinikat e QKU-së, në vlerë 70 mijë euro

lipjanipress

Fshati Smallush mbështetë programin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Selatin Retkocerin

lipjanipress

Video ekskluzive nga momenti i të shtënave në Pejë

lipjanipress

Beteja e Presidentit për fajësimin e bashkësisë ndërkombëtare

lipjanipress
Skip to toolbar