LipjaniPress

Nis mbledhja e LDK’së, Mustafa ekzagjeron me punën që kjo parti ka bërë nëpër komuna

Lajme

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për të diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa ka bërë të ditur se në këtë mbledhje marrin pjesë edhe deputetët që nuk janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm si dhe kryetarët e komunave nga kjo parti, raporton lajmi.net.

Kreu i LDK ka thënë se kjo parti duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Ai gjithashtu ka thënë se kryetarët e komunave nga LDK por edhe nga partitë tjera kanë treguar rezultate të mira. “Ne në nivelin lokal, nëpër komuna kemi përmbushur 90% të premtimeve”, ka thënë Mustafa.

Më tej, i pari i LDK-së tha se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për qëndrimin e partisë që ai drejton për çështjen e demarkacionit si dhe për obligimet në procesin e liberalizimit të vizave.

Mbledhja më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

“Shkrihen” marrëdhëniet SHBA – VV. Zv/ndihmës sekretari amerikan takim me Visar Ymerin

lipjanipress

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

lipjanipress

Vetëvendosje: Nëse zgjedhjet nuk manipulohen, PDK do të jetë në opozitë

lipjanipress

Shefi i NATO’s flet në Prishtinë edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës?

lipjanipress

“Shiu i përgjakshëm” godet Bosnjën dhe Hercegovinën

Press Lipjani

A duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme sipas kryeministrit Mustafa?

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

Kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi edhe në Gllogoc programin për qeverisjen 4 vjeçare në Lipjan.

lipjanipress

Flet shoku i ngushtë i të vrarit Aulon Zeka

lipjanipress

Qeveria: S’kemi humbur territor, tani ta përmbyllim demarkacionin

lipjanipress

Anita Muçaj – Haradinaj ka thënë se e ka pritur një shtyrje të seancës nga Gjykata e Colmarit

Press Lipjani

Qëllohet me armë për vdekje derisa po xhironte një videoklip muzikor (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar