LipjaniPress

Një muaj paraburgim policit dhe zyrtarit të Shërbimeve Korrektuese për armëmbajtje pa leje

Lajme

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy zyrtarëve të arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për KALLXO.com e konfirmoi, Afërdita Kicaj, zyrtare për informim pranë Gjykatës në Prizren.

Dje KALLXO.com raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Tahir Demirit, ushtrues detyre i shefit të administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Nexhip Gashit, epror në Policinë e Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës, dje përmes një komunikate të përbashkët njoftuan se në pikën kufitare të Vërmicës nga Policia Kufitare është ndaluar vetura “Opel Astra” (me targa të Kosovës), të cilën e drejtonte një zyrtar policor dhe në të cilën si bashkudhëtar ishte edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po sipas këtij njoftimi, gjatë arrestimit ishin gjetur një gjetur një armë automatike “AK-47” me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit “TT” me tetë fishekë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mustafa: Qeveria fajtore pse sektori publik është më i favorizuar se ai privat

lipjanipress

Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, ka të plagosur

lipjanipress

Berisha e quan Thaçin “kryerrenc të Kosovës

lipjanipress

Drama e avionit britanik në Danimarkë (Foto)

lipjanipress

Edhe Sheshelj po frikësohet për “sulm” në veri të Kosovës

lipjanipress

Ushtari i NATO’s ka bërë diçka të mrekullueshme për Drenasin (Foto)

lipjanipress

Nuk ndryshon mënyra e votimit për mërgimtarët

lipjanipress

Zyrtari i Gjykatës me veturë zyrtare bllokon e më pas fyen pacientët në QKUK (Foto)

lipjanipress

Drejtuesi i veteranëve në Istog paralajmëron luftë nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

lipjanipress

Veseli bashkëbisedon me rininë në Prizren (Foto)

lipjanipress

Policia thotë se ka konfiskuar qindra kilogramë drogë

lipjanipress

MUSTAFA OPTIMIST SE KRYETAR I VUSHTRRISË DO TË BËHET NJERIU I DYSHUAR PËR KOPJIM NË PROVIMIN E JURISPODENCËS

lipjanipress
Skip to toolbar