Të gjithë ata që kanë frekuentuar rrugën Ejup Uka – Dobrajë mund të shohin në dy ditët e fundit një rast që askujt nga institucionet përkatëse nuk po ia vret syrin. Një shtyllë elektrike në Dobraj të Lipjanit rrezikon seriozisht kalimtarët dhe banoret pranë shtyllës elektrike që sjell veç “Vdekjen”.
Pronarja shtëpies pranë shtyllës elektrike, Shkurte Bahtiri ka thënë për LipjaniPress se ka dy ditë që i ka lajmëruar organet e Keds-it në Lipjan por as askush nuk ka reaguar deri më tani.
“Ka mbi 30 orë që rasti është lajmëruar në zyret e KEDS , por deri tani gjithçka mbetet në vesh të shurdhër. Në të njejtën kohë gjendemi pa rrym tash e 30 orë. I kam paralajmëruar se edhe një erë e lehtë të fryej shtylla elektrike do të rrezohet dhe pasojat mund të jenë fatale” ka thënë zsh.Bahtiri Rreziku nga shtylla është prezent që një kohë, përkatësisht që nga era e fundit që ka fryer në këtë vend.
/Lipjanipress.com//
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: