Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ka filluar zbatimin e projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, projekt ky i cili përfshinë edhe Komunën e Lipjanit.
Ftohen studentët lipjanas të fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë si dhe Internacional Business College në Mitrovicë që të aplikojnë për angazhimin në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre.
Konkursi është i hapur deri më 7 shkurt 2018.
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: